Dega e PD në Elbasan pro Berishë: Ne kemi 272 emra pro “Foltores”!

Përmes një prononcimi për media nga ambientet e jashtme të selisë blu, sekretari i Partisë Demokratike Dega Elbasan, Bledi Himçi, ka bërë me dije se 67% e delegatëve të kësaj force politike kanë firmosur pro mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Berisha, përmes mbledhjes së firmave të delegatëve.

Në mbështetje të kësaj shifre, përfaqësuesi i PD Elbasan, zgjodhi të lexonte live përpara kamerave 272 emrat të cilët kanë firmosur për mbajtjen e kuvendit më 11 dhjetor, si dhe funksionin e tyre në strukturat e Partisë Demokratike në Elbasan.

“67% e delegatëve të Elbasanit do të jenë në Kuvendin e Partisë Demokratike, të thërritur pikërisht nga 1 e katërta e delegatëve sipas statutit, më datën 11 dhjetor. Më poshtë do ju citoj 272 emrat”, ka thene ai. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com