• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dega e Berishës në Himarë kundër Gjikurisë, kryetarja e PD: Minimumi të na kishin pyetur! Peshën këtu e mbaj unë…

by A R
12/07/2024 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike e Himarës ka dalë kundër vendimmarrjes së partisë për zgjedhjen e kandidaturës së Petro Gjikurisë si kandidat për zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë.

Kryetarja e PD-së në Himarë, Afrovita Dhimojani në një intervistë për Report Tv shprehet se dega që ajo drejton është shpërfillur dhe nuk është marrë mendimi i tyre për përzgjedhjen e kandidaturës.

Dhimojani shton se qëllimi është të fitohet Bashkia e Himarës dhe jo të emërohen kandidatë pa konsultim.

“Nuk mund të vijnë sot në një situatë ku shohim që përballë kemi një pushtet që s’respekton ligjin, dhe vendos në mënyrë të kundërligjshme zgjedhjet në Himarë me urgjencë, të kemi këtë lloj reagimi.

Është moment deciziv, duhet kuptuar që askush nuk mund të përfillet. Qëllimi ynë kryesor është të fitohet bashkia e Himarës, jo për të emëruar kandidatë minimumi pa marrë mendimin”, tha Dhimojani për Report Tv.

Dhimojani thotë se nuk është kundër kandidaturës së Gjikurisë, por sipas saj konsulimi duhet të ishte i drejtëpërdrejtë me degën e PD në Himarë, pasi është ajo që mban peshën kryesore të fushatës.

”Kandidatin e importuar e kemi nga PS. Gjikuria është himarjot, nga fshati i Dhërmiut, Jeton në SHBA, ka qenë aktiv në problematikat dhe mbrojtjen e interesave të Himarës. Ka qenë me dyer të hapura për komunitetin, nuk është i panjohur për ne. Është një alternativë dinjitoze për komunitetin tonë, është alternativë fituese. PD e mbështet kandidaturën.

Unë si drejtuese dege dua të theksoj edhe njëherë, i kam hyrë politikës me parimin e vërtetësisë, duhet të heqim dorë nga këto mënyra, mosdiskutimi dhe moskoordinimi, se pasojat vijën tek komuniteti i Himarës. Duhet të ishte menduar mirë nga drejtuesit e koalicionit para se të bëhej një veprim i tillë, konsultimi duhet të ishte i drejtpërdrejtë.”

Kryetarja e degës së PD foli edhe për emrat e tjerë që janë përfolur si kandidatë, por PBDNJ dhe PD zgjodhën Petro Gjikurinë.

”Kam shprehur angazhimin tim, ndër emrat e tjera ka qenë edhe Skerdjan Dhuli, ka pasur shumë njerëz të tjerë që kanë qenë aktivë, ka qenë djali i Belerit. Ne s’jemi kundër emrit dhe kandidatit. Unë si drejtuese e degës dhe strukturat e PD nuk duhen anashkaluar. Jemi në një fushatë decizive në Himarë.”

Petro Gjikuria, një shqiptaro-amerikan, minoritar grek, dhe biznesmen i njohur do të jetë kandidati i opozitës për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në Himarë më 4 gusht.

/a.r

Next Post
Në urimin e ditëlindjes së Ajkës, Xhensila Myrtezaji nuk kurseu një “thumb” për Besin?

Në urimin e ditëlindjes së Ajkës, Xhensila Myrtezaji nuk kurseu një “thumb” për Besin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In