• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deformimi substancial i politikës

by Artur Ajazi
07/01/2022 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, (kryesisht në kampin e rrënuar opozitar) janë në fakt një dëshmi flagrante e deformimit substancial të sistemit politik shqiptar.Në të gjithë vendet e botës demokratike, padyshim edhe në rajonin e Ballkanit, politikanët largohen kur nuk marrin në zgjedhje rezultatet e pritshme, apo nuk arrijnë objektivin e përcaktuar elektoral.

Por ka kohë, që kjo nuk ndodh në një pjesë të politikës shqiptare. Politika kuptohet  si zgjidhja e konflikteve mes individëve, është procesi që shoqëria përcakton në mënyrë autoritare lidhjen e burimeve me vlerat, është proçesi ku merren vendimet për  programet politike  zhvillimet dhe strategjitë afatgjata. Gjithashtu, politika është ushtrimi i pushtetit dhe influencës, në dobi të popullit. Weberi thotë se “politika kuptohet si bashkësi aktivitetesh që janë të rëndësishme për të qeverisur njerëzit,dhe prezantohet nga elemente thelbësore të saj”.

Fakti është se njerëzit e thjeshtë, janë gjithmonë “viktima” të politikave qëllimisht të gabuara. Njerëzit në një mënyrë apo tjetër, e pranojnë politikën, edhe pse  nuk kanë në dorë asnjë instrument influence në vendimmarrjet e saj. Pothuajse të gjithë njerëzit kur i pyet , shprehen se “nuk janë të interesuar për politikën dhe se nuk merremi me politikë”.

Të vërtetat e politikës shqiptare flasin ende për një nivel mediokër dhe provincial të saj, si një “ecje mbrapsht” në vrullin e kohës. Është ky deformim substancial i  një pjese të politikës,që ka krijuar ngërç në avancimin e  proçeseve demokratike  në shoqëri. Mjafton të kujtojmë, reagimin e fortë në kampin opozitar, pas ikjes demonstrative të Mark Markut, që realisht duhej trajtuar si humbje dhe problem për PD-në. Por ka ndodhur e kundërta, pasi i janë  sulur atij, madje edhe ata që e quajnë  vehten “intelektualët e rinj  të partisë”.

Deformimi i përfaqësimit politik në Shqipëri është rast unik për demokracinë, në  krah të së cilës pretendojmë se jemi prej 30 vitesh. Asnjë vend europian që ka zgjedhur demokracinë si sistem, nuk ka arritur në këtë derexhe si ne, ku analfabetët funksionalë ose jo, kanë patur në dorë ligjet e vendit.

Defektet dhe problemet  më të rënda të jetës politike shqiptare në 30 vite demokraci, kanë qenë një kosto e madhe për njerëzit e thjeshtë, dhe fatet e vendit. Politika shpesh ka ndikuar në  trafikun e deputetëve, deformimin kriminal të vullnetit të zgjedhësve, apo dhe rezultatin e tyre. Eksponenti kryesor i një klime të tillë politike kaq të elektrizuar, që po e mban peng vendit, ka qenë dhe mbetet ish-lideri dhe ish-kryeministri i Partisë Demokratike.

Rreth tij, janë valëzuar prej 3 dekadash, modelet më të shëmtuara politike, që kanë prodhuar pushtete të dhunshme, abuzime dhe  kriza, duke ndikuar në pengimin  dhe ecurinë  normale të  proceseve dhe reformave demokratike. Ish-kryeministri  demokrat, mbetet ende dhe sot, njeriu që mban të pandryshuar stilin dhe frymën e politikanit problematik. Si shkelës periodik i normave dhe kodeve në politikë, ai ka arritur të dominojë skenën politike, dhe të mbajë të pandryshuar klimën brënda vetë Partisë Demokratike.

Ai e ka çuar në limitet e fundit, mundësinë e mbijetesës të  asaj forcë politike, në përpjekjet e tij për ta ozurpuar  dhe përdorur në betejën antiamerikane që ka nisur prej 5 muajsh. Pa fashitur njëherë e mirë problemet dhe deformimet substanciale të saj, politika në Shqipëri do të mbetet peng e kastës së vjetër, e cila është sot pengesa kryesore e angazhimit  dhe daljes së të rinjve në ballë të partive të tyre.

Next Post
Si do veprojnë efektivët nëse thyhet dera e blinduar e PD? Ish drejtori i policisë zbulon nëse mund të ndërhyjnë forcat e rendit

Si do veprojnë efektivët nëse thyhet dera e blinduar e PD? Ish drejtori i policisë zbulon nëse mund të ndërhyjnë forcat e rendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç, viktima mbante katër mbiemra

July 9, 2026
Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

July 9, 2026
Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

July 9, 2026
Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

July 9, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

July 9, 2026
Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

July 9, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar fare!

July 9, 2026
Përgjaket aksi Levan-Vlorë, ndërron jetë këmbësori

Aksident në Levan–Tepelenë! Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen dy persona

July 9, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

“Ramës nuk ia hapa telefonin për tre ditë”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm!

July 9, 2026

‘Orteku Murinjo’ në turizmin shqiptar po ngadalësohet…

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In