• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Deficiti i Kosovës në shtator, 211 milionë euro

by Java News
28/10/2016 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin shtator 2016.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë, sipas këtij raporti, tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 2.2% në muajin shtator 2016, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2015, gjegjësisht në vlerë prej 211,0 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 206,4 milionë eurove në vitin 2015. Eksporti mbulon importin me 9.3%.

Eksporti i mallrave në muajin shtator 2016 kishte vlerën 21,6 milionë euro, ndërsa importi 232,6 milionë euro. Eksporti shënoi një rënie prej -11.2%, ndërsa importi u rrit për 0.8%, gjithnjë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 32.3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 13.7% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre; 11.6% e përbëjnë produktet minerale; 11.1% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 8.9% e përbëjnë produktet bimore; 3.3% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 3.0% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 2.9% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 13.1% të importit e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12.5% e përbëjnë produktet minerale; 10.9% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 9.9% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 8.4% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 7.3% e përbëjnë mjetet e transportit; 6.5% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 5,8 milionë euro, ose rreth 27.1% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-21.9%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (7.2%), Holanda (4.7%), Bullgaria (3.6%), Itali (2.5%).

Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së janë rreth 101,6 milionë euro, ose 43.7% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 5.8%. Importet me pjesëmarrje më të lartë janë nga: Gjermania (12.3%), Italia (6.9%), Greqia (5.6%), Polonia (2.5%), etj.

Ndërkaq, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s, në muajin shtator 2016 arritën në 10,6 milionë euro, ose 49.0% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-2.3%). Ndërsa, partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (19.3%), Maqedonia (15.9%), Serbia (7.5%) dhe Bosnje e Hercegovina (3.4%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin shtator 2016, arritën në 66,0 milionë euro, ose 28.4% e importeve të përgjithshme, ku kishte një rënie prej -8.2%. Kurse, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (15.2%), Maqedonia (6.0%), Shqipëria (4.1%) dhe Bosnje e Hercegovina (2.5%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 5,1 milionë euro, ose 23.8%. Ndërsa, si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport janë: Zvicra (5.5%), dhe India (2.3%).

Ndërkaq, importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 65,0 milionë euro, ose 27.9%. Kurse, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup janë: Turqia (9.0%) dhe Kina (8.9%), përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
FRD: Sistem proporcional rajonal me korrektim kombëtar dhe lista të hapura

FRD: Sistem proporcional rajonal me korrektim kombëtar dhe lista të hapura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

Rama autokrat dhe Saliu demokrat?

October 26, 2026
Dosja Epstein trondit sërish SHBA-të, demokratët kërkojnë hetim të posaçëm për Trump! Zbulohet dëshmia e ish-modeles zvicerane

Dosja Epstein trondit sërish SHBA-të, demokratët kërkojnë hetim të posaçëm për Trump! Zbulohet dëshmia e ish-modeles zvicerane

October 26, 2026
Kamala Harris u përgjigjet kritikëve të saj: Prioriteti është fitorja e demokratëve

Kamala Harris u përgjigjet kritikëve të saj: Prioriteti është fitorja e demokratëve

October 26, 2026
Dita e 14-të e protestës, zbehen aktet e dhunës, mungon “grupi i zjarrit”, por jo maskat! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë

Dita e 14-të e protestës, zbehen aktet e dhunës, mungon “grupi i zjarrit”, por jo maskat! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë

October 26, 2026
“Topi i Artë”, spanjollët zbulojnë fituesin

Ceremonia e “Topit të Artë”, zbulohet treshja favorite për ta fituar! Ja renditja e vendeve të para, Bellingham e Hakimi jashtë “Top 10”

October 26, 2026
“Qeveria ndryshon me zgjedhje, jo me molotov!”- Rama flet për mediat greke rreth protestave: Nuk dorëzohem, s’e jap dorëheqjen! Një pakicë mendon se djegia…

“Qeveria ndryshon me zgjedhje, jo me molotov!”- Rama flet për mediat greke rreth protestave: Nuk dorëzohem, s’e jap dorëheqjen! Një pakicë mendon se djegia…

October 26, 2026
“Të zbardhet çdo shkelje”- Kurti në Kuvend: Vrasja e Arlindës tronditëse, Prokuroria dhe përgjegjësit të sqarojnë se si u trajtuan denoncimet e saj!

“Të zbardhet çdo shkelje”- Kurti në Kuvend: Vrasja e Arlindës tronditëse, Prokuroria dhe përgjegjësit të sqarojnë se si u trajtuan denoncimet e saj!

October 26, 2026
Fundi i luftës/ Irani i vendos kushtet Trumpit për rikthimin në negociata

SHBA bëhet gati për sulme ndaj Iranit, operacionet ushtarake brenda 96 orëve!

October 26, 2026
Papa Leoni XIV dhe kanceri i mushkërive te joduhanpirësit, çfarë duhet të dimë

Pas operacionit në mushkëri, Papa Leone do të udhëtojë drejt Amerikës së Jugut: Kontinenti ku kam përjetuar shumë momente të jetës sime

October 26, 2026
Këngëtarja Elvana Gjata shtatzënë me Elsonin? Postimi që ngre dyshime dhe detaji që nxjerr nga telefoni…

Këngëtarja Elvana Gjata shtatzënë me Elsonin? Postimi që ngre dyshime dhe detaji që nxjerr nga telefoni…

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In