• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Defender 23/ Mbi 600 forca shqiptare pjesë e stërvitjes së përbashkët, NATO u beson drejtimin e një Task-Forcë

by Java News
29/05/2023 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej një jave në Shqipëri po mbahet stërvitja më e madhe ndërkombëtare ushtarake, Defender Europe 23. Nën drejtimin e SHBA, kjo stërvitje ka natyrë mbrojtëse dhe fokusohet në përgatitjen e përbashkët në përgjigje të krizave.

“Rreth 600 forca operacionale shqiptare janë angazhuar këtë vit në Defender 23. Për herë të parë Shqipëria ka marrë edhe drejtimin e një prej task-forcave, ky shihet si një tregues besimi që NATO ka për përkushtimin dhe profesionalizmin e personelit shqiptar”, raporton gazetarja e Tv Klan,Dorina Halili.

“Forcat tona janë duke u trajnuar së bashku me armatim dhe teknologji të NATO-s e cila rrit kapacitetin e tyre luftarak për të qenë një forcë e besueshme dhe e gatshme për t’u përballur me çfarëdo lloj misioni”, thotë Nënkoloneli Roland Shuli, zëvendësshef i Degës së Operacioneve në Shqipëri.

Pjesë e kësaj stërvitjeje janë edhe forcat e sigurisë së Kosovës dhe Maqedonisë së veriut.

“Ne kemi dëshmuar se nuk jemi vetëm konsumues të sigurisë, jemi gjithashtu ofrues të saj. Duke parë situatën globale dhe luftën Rusi-Ukrainë ne mund të shohim dhe aspekte të tjera të kërcënimeve rajonale kështu që është shumë e rëndësishme të kemi një ndërveprueshmëri mes nesh”, shprehet Togeri Ilirjane Bunjaku, oficer shtabi për Informacionet, Kosovë.

 “Këto ushtrime janë një mundësi e shkëlqyer për anëtarët pjesmarrës për t’u trajnuar dhe për të përmbushur plotësisht detyrimet e NATO-s”, thotë nënkoloneli Mitko Popov, shef i Degës së Operacioneve, i Maqedonisë së Veriut.

Stërvitje të tilla nuk janë të lidhura drejtpërdrejtë me situatën aktuale në Evropë, por synojnë të ndërtojë gatishmëri ushtarake.

“Ne stërvisim aftësitë e brendshme ushtarake të vendeve aletate dhe Shteteve të bashkuara të Amerikës, por kjo nuk është e lidhur me ndonjë ngjarje aktuale. Defender 23 teston mundësitë e bashkëpunimit mes vendeve për t’iu përgjigjur krizave”, shprehet Nënkoloneli Willie Ramsey, i Brigadës së Ndihmës së Forcave të Sigurisë së SHBA.

Forcat e Armatosur Shqiptare kanë vënë në dispozicion bazat ushtarake, hapësirat ajrore dhe detare. Stërvitja e përbashkët që realizohet për herë të dytë në Shqipëri, do të vazhdojë deri më 2 Qershor. Pjesë e Defender Europe ‘23” janë rreth 25 mijë trupa nga 26 vende aleate.

/s.f

Next Post
Serbia dislokon njësitë ushtarake, ministri i Mbrojtjes: Gati për të zbatuar çdo urdhër

Serbia dislokon njësitë ushtarake, ministri i Mbrojtjes: Gati për të zbatuar çdo urdhër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In