Kjo nuk tregon që vendi ndodhet në një situatë lufte, jo aspak, por mjetet e rënda dhe ato fluturuese ushtarake ndodhen në “zemër” të Tiranës në kuadër të stërvitjes “Defender 21”, e cila prej javësh po zhvillohet në vendin tonë.
Në qiell, është dhuruar një spektakël i vërtetë nga një helikopter pjesëmarrës në stërvitje, e cila, valëviste flamurin shqiptar teksa qëndronte në ajër.
Këtë mundësi, nuk e kanë lënë pa e shfrytëzuar qytetarët, të cilët, kanë nisur në masë duke bërë foto në automjete, që nuk ndodh t’i shohësh çdo ditë.