• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Defekti social-politik i ofertave joshqiptare në Maqedoni

by A R
18/09/2017 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lidershipi politik ipartive shqiptare në Maqedoni, para se të shalonin ‘’kuajt’’ e tyre të betejës në garën e radhës elektorale, do të duhej të analizonin defektin social-politik që prodhon shqiptarë lojalë kundrejt ofertave joshqiptare politike. Përderisa të mos bëhet kjo analizë, asimilimi i ashtuquajtur politik i shqiptarëve të Maqedonisë do të shndërrohet në doktrinë të  ‘’master shefave’’ të cilët në të ardhmen do t’ua përgatisin edhe ‘’menynë’’ kolektiv  shqiptarëve

Nga Emin AZEMI

Beteja zgjedhore për pushtet lokal në Maqedoni e ka bërë politikën të zbresë në skutat më margjinale të relievit social, ekonomik e politik të njerëzve, por pa sensin elementar për të nxjerrë kandidat të përbashkët në disa komuna ku përçarja e votes shqiptare dhe uniteti eventual  maqedonas rrezikon zgjedhjen e ndonjë kryebashkiaku shqiptar.

Në një qoshe të një komune rurale po zhvillohet “betejë” e vërtetë se kush do ta asfaltojë rrugën që lidh dy lagje të po së njëjtës komunë. Njërën anë të “litarit” e mban kryetari aktual i komunës, duke këmbëngulur se vetëm ai, dhe askush tjetër, ka të drejtë të asfaltojë rrugë e rrugica tani gjatë fushatës zgjedhore. Anën tjetër e tërheq kandidati tjetër për kryetar komune, kauza e të cilit reduktohet në sasinë e kamionit që sjell gjysmën e ngakrkesën me asffalt, sepse gjysma tjetër shkon për ‘’qëllime sublime’’ të kandidadit që vjen nga rastësia sociale për t’u bërë dikushi ‘’brenda natës’’.   Edhe njëri edhe tjetri duan t’i mbushin gropat me asfalt dhe t’ua bëjnë më të rehatshme ecjen njerëzve të kësaj zone. Mirëpo ende nuk po dihet se cili do t’ia dalë të tregohet më pehlivan në hedhjen e asfaltit parazgjedhor .

Mos u habitni nëse surratët e njëjtë i shihni edhe në cirkuset e ardhshme zgjedhore, sepse jetëgjatësia e moralit të hajnit politik është sa bryma e mëngjesit.

Në pazarin e demoduar të ofertave të lira e të degraduara elektorale gjen gjithçka, por nuk mundesh ta gjesh përgjigjen se pse Shkupi, ngadalë por sigurt, po shndërrohet në një enklavë të madhe shqiptarësh, pa ndonjë organizim të mirëfilltë , urban, infrastrukturor, civil, kulturor  e politik dhe kryeqendra e dikurshme e Dardanisë po bëhet kryeqendra e vlerave substandarde. Aty ku shqiptarët për të përjetuar ndjesinë e metropolit duhet të kapërcejnë urën e gurit mbi Vardar dhe krejt kjo metaforikisht do të tingëllonte si kapërcim ylberi për një luks të munguar në ”Shkupin shqiptar”.Ose pse, ta zëmë, qyteti i Kumanovës dhe disa qytete të banara me shqiptarë kanë profil metropolitan në zonat maqedonase, kurse kanë reliev të vrazhdë suburban në zonat shqiptare.
Kjo, edhe për arsye se ende në listat kadrovike të partive shqiptare (me ndonjë përjashtim të vogël) ende dominojnë kriteret e përshatshmërisë dhe lojalitetit ekstra partiak, e shumë pak ose fare hiç kriteret e përgatitjes profesionale dhe pastërtisë morale e qytetare.
Prandaj edhe ideja e dikurshme e Gligorovit për të reduktuar hapësirën territoriale kombëtare të shqiptarëve prej Pollogut deri te Korabi, po zbatohet tani në praktikë, duke ia hequr Shkupit atributet e dikurshme të kryeqendrës shqiptare.

Maqedonia vazhdon të funksionojë si shtet vetëm në sajë të një pazari të padefinuar në mes të faktorëve politikë shqiptarë dhe atyre maqedonas. Është fascinuese ndarja “manifakturale” e sferave politike në Maqedoni. Në njërën anë, individët shqiptarë mbushin gropa me asfalt parazgjedhor, në skajet e harruara të komunave rurale, kurse në anën tjetër shteti unitar i maqedonasve derdh para marramendëse buxhetore për të siguruar ardhmërinë ekonomike, sociale, kulturore e zhvillimore të nipërve e mbesave me prejardhje etnike maqedonase.
Në zonat e banuara me shqiptarë, gara brendashqiptare asnjëherë nuk do të përfundojë dhe gropat e rrugëve tona do të ngelin gjithmonë “referenca” për një histori inferioriteti e degradimi kombëtar. Sa më shumë “referenca” të tilla në milieun tonë politik, aq më të lavdishme do ta kemi krenarinë kombëtare të kryeministrave maqedonas. Ndryshe, kësaj i bie që partitë politike shqiptare në mikroplan punojnë për të mbushur gropa me asfalt parazgjedhor, kurse në makroplan kujdesen të mos u bjerë rejtingu i kryeministrave maqedonas. Punët e pakryera të politikanëve shqiptarë, me automatizëm faturohen si sukses që rrit kuotën e rejtingut publik të liderëve maqedonas, prandaj inflacioni i ndikimit të partive politike shqiptare tek elektorati po e prodhon karakterin e ri të shqiptarit lojal ndaj partive të caktuara maqedonase, tek të cilat, siç u tha edhe këtyre ditëve,  mund të sigurojnë ndonjë karrierë individuale, por jo edhe mirëqenie kolektive.

Lidershipi politik i partive shqiptare, para se të cakonte ‘’kuajt’’ e tyre të betejës në garën e radhës elektorale, do të duhej të analizonin defektin social-politik që prodhon shqiptarë lojalë kundrejt ofetave joshqiptare politike. Përderisa të mos bëhet kjo analize, asimilimi i ashtuqujatur politik i shqiptarëve do të shndërrohet në doktrinë të  ‘’master shefave’’ të cilët në të ardhmen do t’ua përgatisin edhe ‘’menynë’’ kolektiv  shqiptarëve.

18 shtator 2017, Shkup

Next Post
Fleckenstein në Tiranë, bashkë me Vlahutin vizitë të paparalajmëruar tek Meta

Fleckenstein në Tiranë, bashkë me Vlahutin vizitë të paparalajmëruar tek Meta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In