• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Defekti në ecje që tradhtoi autorin e tretë të masakrës së Lushnjes

by A R
16/10/2017 21:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej 11 tetorit, policia ka shpallur në kërkim Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin, si dy të dyshuarit kryesore të masakrës në Lushnjë, ku humbën jetë dy të rinj dhe u plagosën dy të tjerë. Uniformat blu kanë disa pista për ngjarjen, ku kryesore është përplasja mes bandave. Dyshohet se dy viktimat, mund të mos kenë qenë objektivi kryesor i atentatit, pasi pak minuta para atentatit bashkë me ta në tavolinë ishte nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, dhe Sajmo Xhelili. Më herët këta të fundit kanë qenë objektiv i një tjetër atentati nga Laert Haxhiu.

Në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News24”, gazetari Artan Hoxha thotë se autorët e përfshirë në ngjarjen e 11 tetorit në Lushnjë janë 4 persona. Deri më tani janë publikuar emrat e dy të dyshuarve kryesorë për ngjarjen. Hoxha thotë se dëshmitarët në vendngjarje kanë mundur të japin përshkrim të saktë për autorin e tretë, i cili ka një defekt në ecje.

“Në nisje pati një kakofoni për pjesëmarrjen e autorëve. Kanë qenë 4 autorë, tre ishin me kallashnikov në mes të qytetit. Njëri ka vepruar si shofer, i ka lënë tek vendi i krimit, dhe i ka marrë sërish. Tre autorët kanë ecur me armë në mes të qytetit. Kanë qëlluar në mënyrë barbare ndaj viktimave. Terrori që është krijuar në zonë, ka qenë shumë i madh. Në momentet e para u mendua se mund të kishte një numër më të madh viktimash. Si Jurgen Hoxha, ashtu edhe Zamir Latifi, (dy viktimat) nuk kishin të shkuar kriminale. Autorët janë larguar drejt Beratit. Më pas makina është gjetur e djegur në fshatin Çukaj.

Deri tani janë publikuar dy emra si të dyshuar. Ndërkohë që është edhe një person tjetër i dyshuar, pasi është lehtësisht i identifikueshëm për shkak të mënyrës si ecën. Dëshmitarët në vendngjarje e kanë parë një person me këtë defekt në ecje në momentin e ngjarjes”, tha Artan Hoxha.

Gazetarja Klodiana Lala thotë se brenda lokalit ku ndodhi atentati, në momentin e ngjarjes ndodhej edhe një shok i viktimave, i cili tashmë mban cilësinë e dëshmitarit të mbrojtur.

“Më herët këta dy persona të dyshuar, janë takuar tek fabrika e tullave në Lushnjë, dhe nuk janë ndaluar nga policia. Thuhet se shënjestra e atentatit ka qenë Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares. Ai ishte bashkë me 4 shokët në momentin e ngjarjes. Personi i 4 nuk është bërë publik emri, pasi është një dëshmitar i mbrojtur për ngjarjen. Ai ka qenë brenda lokalit. Në momentin e ngjarjes Xhulio Shkurti ishte larguar për tek berberi, ndërsa Sajmo Xhelili ishte larguar pak më tutje për një bisedë personale me një tjetër person, duke dalë jashtë rrezes së autorëve. Dhe si pasojë plumbat ranë mbi Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën”, tha gazetarja Lala.

Next Post
Akuzat e PD, Nikolla: Ka perënduar koha kur kërcënoheshin mësuesit për vota

Nikolla rikthen debatin për ASH: Grupet e punës po punojnë për ligjin e ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Berisha: Rama drejt greminës politike, vjeshta vjen me protesta të shumta

August 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 13 Gusht 2026

August 12, 2026
Rama tjetër reagim për Ibrin: Sa herë më sulmojnë, e quaj të kryer me sukses detyrën time

Rama tjetër reagim për Ibrin: Sa herë më sulmojnë, e quaj të kryer me sukses detyrën time

August 12, 2026
‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

August 12, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Skënder Aliu, njeriu që na mëson të shohim historinë nën këmbët tona

August 12, 2026
Reforma Territoriale / Rama mbledh sot krerët e bashkive në “Kuçin e parashikimeve”. Çfarë pritet nga takimi

Reforma Territoriale / Rama mbledh sot krerët e bashkive në “Kuçin e parashikimeve”. Çfarë pritet nga takimi

August 12, 2026
Aksident i pazakontë në Sarandë, automjeti përplaset me disa makina në rrugën kryesore

Aksident i pazakontë në Sarandë, automjeti përplaset me disa makina në rrugën kryesore

August 12, 2026
Zjarret, ministri Nufi: Mjetet ajrore pa pilotë, shumë të rëndësishëm në shuarjen e flakëve

Zjarret, ministri Nufi: Mjetet ajrore pa pilotë, shumë të rëndësishëm në shuarjen e flakëve

August 12, 2026
Eklipsi diellor mbi Tiranën/ Hëna do të mbulojë Diellin për 13 minuta, ja ora kur duhet të shikoni qiellin

Eklipsi diellor mbi Tiranën/ Hëna do të mbulojë Diellin për 13 minuta, ja ora kur duhet të shikoni qiellin

August 12, 2026
Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

Përleshja në qelitë e Fierit, pezullohen nga detyra 8 punonjësit e burgut

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com