Avioni i rrëzuar në Kolumbi me 81 persona në bord kishte sinjalizuar për probleme në sistemin elektrik. Ky është njoftimi zyrtar, i bërë nga aeroporti ndërkombëtar i Medelinit.
Mjeti fluturues ishte një British Aerospace 146, i kompanisë boliviane të fluturimeve çarter Lamia. Nga përplasja, avioni është ndarë në dy pjesë. Që me informacionet e para u bë e ditur se në kabinën e pilotëve nuk kishte të mbijetuar.
Me të njëjtën kompani dhe me një çarter të ngjashëm, në mos i njëjti, ka udhëtuar kohët e fundit edhe kombëtarja e Argjentinës.
gds/d.i.