• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Defektet “teknike” të një vizite në Uashington

by Aalison Pearse Stevens
02/04/2016 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Skënder Minxhozi/

Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla ka pranuar në një intervistë për Zërin e Amerikës, se ambasada amerikane në Tiranë ka pasur dyshime rreth rikthimit në atdhe të prokurorit të Durrësit, pjesë e delegacionit të Kryeprokurorit në SHBA. Një pohim i tillë ka qenë praktikisht i imponuar nga lajmet që kanë filtruar në mediat qëndrore, rreth vendimit të ambasadës për të mos paisur me vizë amerikane zotin Agron Gjana.

Ky precedent i habitshëm dhe krejt jonormal përmban disa elemente të cilat duhen analizuar me kujdes. Së pari, si është e mundur që kreu i një organi akuze, pra i një institucioni që parimisht duhet të jetë i mirëinformuar për gjithçka dhe për gjithkënd, të përfshijë në delegacionin e tij një prokuror i cili rrezikon të kthehet në një refugjat, duke ikur nga delegacioni zyrtar?! Pse duhet që këtë gjë ta bëjë ambasada e një vendi të huaj, e të mos e dijë instutucioni që i jep pagën prokurorit?

Së dyti, mbetet e paqartë arsyeja e ikjes së tentuar të prokurorit Gjana në SHBA. Natyrisht që jemi në një vend të lirë, por kur një zyrtar i sistemit të drejtësisë bëhet pjesë e një paneli zyrtar, vlen të bëhen publike arsyet e një gjesti të tillë, i cili potencialisht do të bënte zhurmë në media dhe do ta dëmtonte jo pak imazhin publik të prokurorit të përgjithshëm.

Së treti, prokurori Llalla e përqëndroi qëllimisht fokusin e vëmendjes publike, në intervistën e tij, tek rasti i prokurorit Gjana, pa u ndalur tek fakti se njoftimet nga ambasada amerikane në Tiranë kishin “shigjetuar” edhe atë vetë, duke u shprehur se nuk kishte pasur takime me autoritetet amerikane të fushës së hetimit. Kur në media u bënë publike burimet diplomatike të ambasadës së SHBA në Tiranë, pakkush u mor me faktin se një prokuror i Durrësit nuk kishte marrë vizën amerikane. Ato mesazhe u lexuan si një qëndrim i fortë kritik ndaj zotit Llalla.

Është e pazakontë që një delegacion rutinë e një institucioni shtetëror të marrë këtë dozë vëmendjeje dhe kritikash nga vendi pritës, siç ndodhi me udhëtimin e zotit Llalla në SHBA. Përtej vizës së munguar të një prokurori të Durrësit, duket se ka diçka që nuk shkon në marrdhëniet mes amerikanëve dhe kryeprokurorit. Dhe ky s’mund të jetë kurrsesi një lajm i mirë.

Next Post

Vrau bashkëfshatarin me çifte, 33 vite burg për Engjëll Hodaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spiropali në Stamboll me homologun turk: Bashkë për organizimin e samitit të NATO-s në Tiranë

Spiropali në Stamboll me homologun turk: Bashkë për organizimin e samitit të NATO-s në Tiranë

January 23, 2026
Iljazaj përplaset me juristin e Berishës: Po bëni protestë kundër SPAK e Dumanit, jo kundër Ramës

Bordi i Paqes, Shqipëria zgjodhi Trump në vend të Europës

January 23, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Opozita, humbës të palëkundur”, Gogu: Gogu: Ivanka në Kryeministri, dëshmi e besimit personal të Trump ndaj Ramës

January 23, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Shteti duhet ta mbrojë Irena Gjokën

January 23, 2026
Zbardhet projektligji i plotë, Policisë bashkiake i shtohen kompetencat

Zbardhet projektligji i plotë, Policisë bashkiake i shtohen kompetencat

January 23, 2026
SHBA tërhiqet zyrtarisht nga OBSH: Keqmenaxhim i Covid-19 dhe mungesë transparence

SHBA tërhiqet zyrtarisht nga OBSH: Keqmenaxhim i Covid-19 dhe mungesë transparence

January 23, 2026
FOTO / Ivanka Trump ndan bukuritë shqiptare me ndjekësit e saj në rrjetet sociale

FOTO / Ivanka Trump ndan bukuritë shqiptare me ndjekësit e saj në rrjetet sociale

January 23, 2026
BE: Marrëdhëniet me SHBA-të kanë pësuar një goditje të madhe

BE: Marrëdhëniet me SHBA-të kanë pësuar një goditje të madhe

January 23, 2026
“Shumë gjëra mund të zgjidhen para”, Zelensky jep detaje para takimit me presidentin Trump

Zelensky nxjerr ‘sekretin’, Rusia prodhon raketa me materiale nga SHBA, Kina dhe Tajvani

January 23, 2026
Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

Ftesa e Trump/ Haxhiu: Frymëmarrje e jashtëzakonshme për qeverinë, SPAK nuk do të ketë mbështetjen amerikane sepse…

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In