• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Defekte në kriteret e birësimeve, KLSH liston mangësitë e procedurave! Ja grupmoshat që “refuzohen”

by S T
07/12/2024 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Birësimi u mundëson fëmijëve të braktisur dhuratën e një familjeje, mirëpo një auditim i Kontrollit të lartë të shtetit nxjerr në pah se baza ligjore në vendin tonë nuk është e plotë dhe nuk ndjek praktikat më të mira europiane.

Në përfundim të auditimit KLSH evidenton mungesën e kritereve të qarta sidomos për vendosjen e kufirit maksimal të moshës së birësuesve, sigurisë martesore apo gjendjes ekonomike të tyre. Si dhe raporti del në konkluzion se mangësitë e monitorimit të periudhës së atashimit prind fëmijë dhe asaj pas birësuese nuk kanë garantuar plotësisht respektimin e interesit më të lartë të fëmijës.

‘Mosparashikimi i moshës maksimale të lejuar, ka sjellë si pasojë që aplikantët birësues të kërkojnë të birësojnë vetëm fëmijë të moshave 0 – 4 vjeç dhe të refuzojnë grup moshat e tjera. Diferenca e madhe e moshës së prindit birësues në krahasim me fëmijën, do të sillte problematika më të mëdha në mirërritje. Në legjislacionet e tjera si ai italian dhe gjerman vendoset një theks i veçantë për kushtet e jetesës dhe ato ekonomike të aplikantëve birësues. Përgjithësisht aplikantët duhet të sigurojnë për fëmijët e birësuar një hapësirë të mjaftueshme dhe të mund të ketë dhomën e tij. Kërkesa edhe për rrethanat profesionale të aplikantëve, përfshirë këtu edhe kohën e mjaftueshme dhe përkushtimin e nevojshëm për rritjen e fëmijës”.

Të dhënat tregojnë se që prej krijimit të Komitetit shqiptar të Birësimeve në 93’ janë adoptuar ligjërisht 1857 fëmijë. Teksa vitet e fundit ka patur një rritje të kërkesave nga familjet adoptuese të interesuara për birësim, brenda dhe jashtë vendit, ku për periudhën 2019 – 2023 janë kryer në total 40 birësime ndërvendase me agjenci të huaja apo nga autoritetet qendrore. Këtu Kontrolli i Lartë i shtetit evidenton problematikën e kryerjes së procesit të birësimit nga agjencitë ndërmjetësuese edhe pa licensë si dhe thekson mospërmbushjen e detyrimit ligjor për monitorimin e tyre të procesit pas birësimet.

“Sipas ligjit për birësimet, veprimtaria e agjencisë birësuese mbaron kur mbaron afati për të cilin është dhënë licenca. Në praktikë, veprimtaria e këtyre agjencive të huaja në vendin tonë nuk ka ndalur në periudhën 2018– e deri në tetor të 2021. Komiteti Shqiptar i Birësimeve ka vijuar të mbajë marrëdhënie normale me to. Në përditshmërinë e punës së kryer në KSHB, ka rezultuar se ky institucion nuk ka ushtruar asnjëherë mbikëqyrje të veprimtarisë së këtyre agjencive”.

Raporti zbulon se as Ministria e Drejtësisë nuk ka mbikëqyrur ndër vite punën e institucionit të saj të varësisë, Komitetit të Birësimeve dhe vlerëson se ka ceduar bashkëpunimi mes tyre.
/S.T

Next Post
Zhvillohet në parkingun nëntokësor/ “Under 30”, aktiviteti në Sheshin Skënderbej me rastin e 8 Dhjetorit

Zhvillohet në parkingun nëntokësor/ “Under 30”, aktiviteti në Sheshin Skënderbej me rastin e 8 Dhjetorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas tërmetit 7.7

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas tërmetit 7.7

August 18, 2026
Alarm në Vlorë! Dyshohet për lëndë plasëse në një fugon të braktisur (VIDEO)

Alarm në Vlorë! Dyshohet për lëndë plasëse në një fugon të braktisur (VIDEO)

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com