Një avion i kompanisë Blue Panorama është ulur në aeroportin e Rinasit pak kohë pasi ishte nisur drejt Milanos.
Shkaku i uljes ishte një defekt teknik. Në bordin e avionit që u ngrit në fluturim në orën 13:30 ishin 168 pasagjerë, të cilët kanë përjetuar momente frike, por fatmirësisht asgjë më tepër.
Mësohet se avioni i linjës ajrore Tiranë-Milano fluturoi rreth 19 minuta, para se të kthehej në Rinas.