Deputeti Erion Braçe ka qenë dje në inaugurimin e godinës së re të televizionit Top Channel ku ka bërë një
dedikim për ishmikun e tij, themeluesin e TCH, Dritan Hoxha.
Braçe shkruan se prej Hoxhës mësoi të dojë televizionin dhe gazetarinë dhe ende sot pyet nëse ëhstë duke bërë punën e duhur, atë të politikanit.
Ja çfarë thotë Braçe:
“Kujtoj një mik sot. Prej tij e dua televizionin, gazetarinë në të, atë që më pëlqen mes sajtë vërtetë si produkt të një pune që e kërkon të vërtetën pa u ndalur.
Të qenit serioz para një kamere, jo veç në përmbajtje por edhe prezencë duke e administruar atë, e fitova pas
kritikave të tij.
Sa herë hyj në Top Channel endem në kujtimin e tij: dashuri, pasion, dëshirë, talent, cilësi, mënyrë jetese.
Aq sa trazohem dhe pyes:
A vazhdoj ende të bëj punën e duhur?! Dilemë që buron nga ndjesia e mirë e “ëndrrës së madhe”, një ëndërr aq e madhe sa ndryshoi televizionin, ndryshoi njerëzit, ndryshoi edhe këtë vendmendojeni vendin para TCH.
Top Channel vijon ta ndjekë ëndrrën e tij, rritet! Ndiqe ëndrrën tënde, buron prej tij.
Tan, sot Topi fitoi një dimension të ri.
Gëzohu dhe ti!!”









