Levante u përball me Espanjolin në takimin e javës së 27-të në La Liga.
Ndryshe nga hera e parë që përfundoi në tribunë, në ndeshjen e sotme sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, është përzgjedhur nga trajneri në formacionin titullar dhe ka qenë në treshen e sulmit së bashku me italianin Xhanpaolo Pacini dhe spanjollin Ivi.
Skuadra e Levantes ndodhet në një situatë kritike për pikët dhe fitorja në këtë sfidë ishte një detyrim. Në minutën e 44-t, sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, u përplas kokë më kokë me portierin e Espanjolit, Diego Lopez. Ish-portieri i Milanit, doli nga fusha me barrelë dhe u transportua drejt e në spital.
Sadiku vazhdoi lojën deri në fundin e pjesës së parë, ndërsa me fillimin e të dytës, u zëvendësua nga trajneri, pasi përplasja e ka lënë me pasoja. Levante ka barazuar me Espanjolin 1-1. (Panorama)