Reshjet e dëborës të rëna gjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës kanë sjellë disa probleme me energjinë elektrike në Mirditë, sidomos në zonat e thella të Fanit, raportojnë banorët.
Gjithashtu ata bëjnë me dije se ka patur rrëshqitje të aksit dytësor Fan-Xhuxh nga reshjet e shiut, dhe disa rrugëve të tjera të njësisë Fan kanë prezencë të lartë bore duke sjellë vështirësi në lëvizjen e automjeteve.
Nga Emergjencat Civile bëhet me dije se punonjësit e OSHEE ndodhen në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike, në ato zona ku kanë patur dëmtime të linjave elektrike nga prezenca e larte e dëborës.
/a.r