• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dëborë deri në 70 cm, akset ku qarkullohet me zinxhirë

by A R
10/01/2019 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot mbi situatën më të fundit në gjithë akset rrugore të vendit, ndërsa tërheq vëmendjen për akset ku rekomandohet qarkullimi i automjeteve me zinxhirë.

Sa i takon rajonit jugor të vendit, ARRSH bëri të ditur se gjatë ditës ka pasur reshje bore në Qarkun e Korçës. “Është punuar dhe vazhdon të punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës, por qarkullimi kryhet me zinxhir në rrugën e Dardhës, Volare-Erind-Çajup dhe segmentin fundor të rrugës Berat-Gllavë”, njofton ARRSH.

Aksi kryesor Qafë Thanë-Pogradec-Korçë-Kapshticë, sipas ARRSH-së, qarkullohet pa zinxhir.

Në Qarkun e Fierit, qarkullimi rekomandohet me kujdes për shkak të lagështirës në rrugë.

Sa i takon situatës në rajonin verior, në Shkodër ka pasur reshje bore me intensitet të lartë. “Trashësia është mesatarisht 30-70 cm. Për shkak të vazhdimit të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, akset qarkullohen kryesisht me zinxhir. Kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës”, thuhet në njoftimin për shtyp të ARRSH-së.

Ndërkohë, rekomandohet të qarkullohen me zinxhir në akset: rruga Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm; Qafë Lac-Koman; Ura Matit-Rrëshen, Shpal-Ura e Repsit; Ura Kukës-Krume dhe Plepa-Kam; Kuben-Vasie; Kukës-Bushtricë dhe Kukës-Ura e Zapodit.

Ndërsa në akset Bajram-Curri-Valbonë dhe Qafë Mali-Fierzë trashësia e borës është rreth 70 cm, ka rënie ortekësh në dy vende, gjë që ka sjellë bllokimin e aksit. ARRSH ka njoftuar Policinë Rrugore për mosqarkullimin në këto akse.

Në të gjithë akset e Peshkopisë qarkullimi bëhet me zinxhir. “Në akset Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelenc, Trebisht-Doganë; Ura Cerenecit – Steblevë dhe Trebisht-Dogane etj; Skuraj – Burrel – Peshkopi qarkullohet me zinxhirë”, njofton ARRSH.

Në aksin Lezhë-Shkodër qarkullimi kryhet pa zinxhir dhe pjesërisht me zinxhir qarkullohet në aksin Shkodër-Hani i Hotit-Tamarë.

Sa i takon rajonit qendror ARRSH njofton se në Qarkun Tiranë, temperaturat kanë qenë të ulëta dhe ka pasur reshje bore. “Është punuar nga kontraktorët për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Po ashtu, akset e Dajtit, Qafë Priskë-Shëngjergj-Qafë Mollë, Krujë-Sarisalltik qarkullohen me zinxhir.

Ndërsa aksi Librazhd-Steblevë është i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë.

“Në akset e tjera të këtij rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhir. Ka reshje të pakta shiu. Në Qafë Krrabë qarkullohet pa probleme”, njofton ARRSH.

/a.rada

Next Post
Përplasja për lojërat e fatit, MF: Lulëzuan në vitin 2013

Organizonte Poker në Berat, një i proceduar penalisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In