Reshjet e dëborës kanë zbardhur veriun e vendit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se më qarkun Kukës dhe pjesërisht në Dibër ka pasur reshje bore gjatë natës.
Sipas ARRSH-së në segmentin Pukë-Fushë/Arrëz-Kukës është bërë pastrimi dhe shpërndarja e kripës.
Edhe në segmentin Bulqizë-Peshkopi ka pasur reshje të dobëta dëbore, por rruga është pastruar dhe qarkullimi vazhdon normalisht.
Po kështu, ARRSH njofton se qarkullimi vazhdon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset.