Edhe në qytetin juglindor të Shqipërisë kanë rënë flokët e para të dëborës, të cilat paralajmërojnë ardhjen e stinës së dimrit.
Ulja disa gradë e temperaturave ka bërë që rrugicat e kalldrëmta të qytetit të Korçës të mbulohen nga dëbora.
Dëbora ka rënë edhe në zonat malore të qytetit, ku intesiteti i tyre ka qenë më i madh.
Reshjet e dëborës kanë zgjatur për disa minuta.oranews/a.k