Një shqiptar kishte bërë tatuazh në kraharor fytyrën e Osama Bin Laden, liderit dhe themeluesit të organizatës terroriste Al Qaeda, i vrarë gjatë një aksioni amerikan në Pakistan, në vitin 2011.
Autoritetet e Riminit në Itali, vendosën që të dëbojnë nga vendi i tyre, 35-vjeçarin shqiptar, i akuzuar për radikalizëm.
Kjo pasi hetimet zbuluan se ai lavdëronte terrorizmin islamik dhe kishte prirje ekstremiste.
Këto sjellje nuk kishin kaluar pa u vënë re nga të burgosur të tjerë, si dhe tek drejtuesit e burgut, ku shqiptari vuante dënimin, i arrestuar më herët për shpërndarje kokaine.
Mbajtja e tij nën vëzhgim dhe prirjet radikale, bënë që autoritetet italiane të vendosin dëbimin e tij drejt Shqipërisë.
/e.rr