• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dëbimi i diplomatëve/ Reagon SHBA: Përgëzojmë Shqipërinë, Irani i përdor selitë diplomatike si mbulesë për sulme terroriste

by Java News
16/01/2020 22:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë vendimin e qeverisë shqiptare për të dëbuar dy diplomatët iranianë, Mohamed Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit në një postim në Twitter shprehet se regjimi i Iranit vijon që të përdorë selitë diplomatike si mbulesë për të kryer terroriste si dhe të kërcënojë opozitarët e MEK, muxhahedinët.

“Ne përgëzojnë vendimin e qeverisë së Shqipërisë për të dëbuar dy diplomatët e ashtuquajtur të Iranit. Regjimi iranian vazhdon të përdorë selitë diplomatike në Evropë dhe gjetkë si mbulesë për të komplotuar sulme terroriste, si dhe të kërcënojë dhe spiunojë iranianët që jetojnë jashtë” thotë zëdhënësja e DASH-it, Morgan Ortagus.

Shqipëria dëboi dje dy diplomatë iranianë në ambasadën në vendin tonë, duke i shpallur persona të padëshirueshëm.

Në dhjetor të vitit 2018, Shqipëria dëboi ambasadorin e Iranit në vendin tonë, Gholamhossein Mohammadnia, për cenim të sigurisë kombëtare. Po ashtu u dëbua dhe u shpall “non grata” edhe një diplomat tjetër i ambasadës iraniane, Mostafa Roudaki.

g.kosovari

Next Post
Damian Gjiknuri zbardh prapaskenat, flet për një tjetër takim mes Ramës dhe Bashës

Damian Gjiknuri zbardh prapaskenat, flet për një tjetër takim mes Ramës dhe Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com