• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Debati republikan, Donald Trump merr mungesë

by A R
29/01/2016 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në politikën amerikane, kurrë nuk ka patur ndonjëherë një skenë si ajo mbrëmë në Des Moines, të Ioëas, ku kandidati kryesor republikan për president nuk mori pjesë në debatin e partisë së tij, por mbajti një tubim të vetin. Miliarderi Donald Trump pati një zënkë me Fox News-in, organizatorin e debatit zyrtar, vetëm katër ditë para se të numërohen votat e para, transmeton Voa.

Mbrëmë u përballën shtatë kandidatë republikanë për president, por mungonte njëri nga më të rëndësishmit.

“Para se të debatojmë, le të flasim për elefantin që sonte nuk është në dhomë,” tha moderatorja Megyn Kelly.

Ishte pikërisht kjo moderatore që kishte provokuar kandidatitin kryesues të garës, Donald Trump. Biznesmeni, i cili gëzon mbështetjen e rreth një të tretës së republikanëve në Iowa, e bojkotoi debatin, por organizoi një tubim të vetin.

“Kur të trajtojnë keq duhet t’i dalësh zot vetes,” tha zoti Trump.

Mungesa e Donald Trumpit, i dha debatit një tjetër ritëm. Kandidatët Marco Rubio dhe Jeb Bush debatuan për çështjen nëse emigrantët e paligjshëm mund të qëndrojnë në Amerikë, temë që ka ngjallur shumë polemika.

Ndërkaq, një kandidat tjetër kryesor, senatori Ted Cruz, akuzoi kandidatin Rubio se dikur ka qenë për legalizimin e emigrantëve në një farë forme. Rubio u përgjigj:

“Kjo është një gënjeshtër mbi të cilën ndërtohet fushata e Ted Cruzit. Gjatë kësaj fushate, Ted, ju keni qenë gati të thoni apo të bëri gjithçka për vota.”

Më pas, ishte kandidati tjetër, neurokirurgu Ben Carson që shtroi çështjen nëse duhen pranuar imigrantë nga ata që ikin prej zonave të kontrolluara nga ISIS-i.

“Nëse janë dhjetë njerëz që ju vijnë në shtëpi dhe njëri është terrorist, ju me siguri nuk do të lejonit asnjërin prej tyre,” tha kandidati.

Kandidatët republikanë folën me fjalët më të ashpra për luftën kundër ISIS-it, por mënyrat që propozuan ishin të ndryshme.

“Ne duhet të fokusohemi dhe të heqim rregullat e angazhimit në mënyrë që të mos i dërgojmë ushtarët tanë me duar të lidhura në betejë.”

Jeb Bush,kandidat republikan:

“Duhet të armatosim kurdët, të kemi trupat tona pranë ushtrisë së Irakut dhe të bashkëpunojmë me udhëheqësit fisnorë suni.”

“Mos vallë duhet t’i bombardojmë të dyja palët? Në qoftë se mposhtim presidentin Bashar al-Assad, atëherë do të mbetemi përballë një ISIS-i më të fuqishëm,” tha  kandidatti republikan Rand Paul.

Marco Rubio, kandidat republikan:

“Nuk mund ta shkatërrosh ISIS-in me një ushtri që po tkurret”.

Mungesa e kandidatit Trump u vu re mjaft.

“Ai nuk mori pjesë. Prandaj edhe ishte një debat për çështje thelbësore. Ne e vlerësojmë këtë,” tha një përfaqësues i kandidatit Cruz.

Se cili ishte përfundimi i debatit të mbrëmshëm, kjo do të mësohet kur votuesit në Ioëa të hedhin votën, ditën e hënë.

Next Post

Pezullohet prokurori kosovar që kërkonte zbatimin e Sheriatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Maratona e Tiranës me 5.800 garues/ Luiza Gega dhe Fatjon Konomi triumfojnë në garën e plotë

Maratona e Tiranës me 5.800 garues/ Luiza Gega dhe Fatjon Konomi triumfojnë në garën e plotë

November 15, 2026
Ishin kthyer në “tmerr” për banorët, dënohen me burg “skifterët” shqiptarë në Francë

Ishin kthyer në “tmerr” për banorët, dënohen me burg “skifterët” shqiptarë në Francë

November 15, 2026

A ndërton dhuna një shumicë demokratike?

November 15, 2026
Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?

Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?

November 15, 2026
“Gogoli” që mund t’ia hapë Kosovës dyert e Evropës

“Gogoli” që mund t’ia hapë Kosovës dyert e Evropës

November 15, 2026
Trump nxiton të emërojë gjyqtarë para humbjes së Senatit, por përballet me republikanët

Trump nxiton të emërojë gjyqtarë para humbjes së Senatit, por përballet me republikanët

November 15, 2026
Studimi/ Kafeja e rregullt ndikon në sistemin tretës dhe rrit diversitetin e baktereve të zorrëve

Studimi/ Kafeja e rregullt ndikon në sistemin tretës dhe rrit diversitetin e baktereve të zorrëve

November 15, 2026
12 liderë të APEC-ut do të marrin pjesë në Samitin e Drejtuesve Ekzekutivë në Shenzhen

12 liderë të APEC-ut do të marrin pjesë në Samitin e Drejtuesve Ekzekutivë në Shenzhen

November 15, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Koçiu e Demo imponojnë respekt”/ Leka: Spiropali ngriti “shkelmat” ndaj Ramës kur iu prishën interesat

November 15, 2026
Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Çështja e Luiz Ejllit përfundon në GJL, Prokuroria nuk pranon pafajësinë

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Çështja e Luiz Ejllit përfundon në GJL, Prokuroria nuk pranon pafajësinë

November 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In