• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Debati/ Rama: Je hallexhi, shko ha përsheshin e partisë! Paloka: Je dështak!

by
17/09/2015 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Seanca e sotme plenare u karakterizua nga debatet e forta dhe replikat ndërmjet Kryeministrit Edi Rama dhe Kreut të Grupit Parlamentar të PD Edi Paloka. Debati me tyre u karakterizua lidhur me gjyqin ndërmjet të dyve.

Sipas kryeministrit Rama, Paloka është një shpifës profesionist dhe këtë e tregoi edhe në gjyq. Duke e cilësuar atë një “hallexhi që ha vetëm në kurriz të broçkullave që i thotë partia”, Rama u shpreh se edhe me vendim gjykate u vërtetua se nga akuzat e opozitës nuk ka asnjë fakt por vetëm shpifje.

Ndërsa nga krahu tjetër, Paloka tha se Rama u bëri presion e telefon gjykatësve dhe kjo duket edhe në raportin e OSBE ku ndaj tij dhe Ristanit janë shkelur të drejtat e njeriut.

DEBATET RAMA-PALOKA

Rama: Kriminelët i përcakton gjykata. Kush është i dënuar me vendim gjykate është padiskutim. Unë e di që për ju jam kryekrimineli por s’keni çbëni do ta përballoni. Ose ky që në gjykatë tha unë s’kam punë me këtë, por më thotë partia. Unë këtë punë kam, marr lekë për të folur kot.

Paloka: T’i kam thënë në sy, t’i kam thënë kudo. Nga salla e gjyqit ike ti duke turfulluar ky është kurth. Ike ti edhe pse deklarove se do të vij në çdo seancë. Nuk erdhe më në seancë me mua. Sa për dënimin, se ti e ke në zakon i merr në telefon, ky raport i fundit i OSBE-së na përmend me emra. Nuk jemi ne të dënuar, por raporti na përmend mua dhe Ristanit si shkelje e të drejtave të njeriut.

Rama: Tek gjyqi historia është shumë e thjeshtë, dy shpifës profesionistë nuk është se dhanë opinione. Folën publikisht për fakte, dhe për këto fakte unë ju ftova në gjykatë të jepinit një provë. E vetmja provë që dhatë është se ju jeni hallexhinj, i jeni futur kësaj pune se punë tjetër harrojeni se dini të bëni tjetër gjë. Ti ato që thua janë ato që thonë të tjerët dhe ti thua se i mendon. Por ti dhe mendimi jeni pa asnjë pikë përputhje. Mes teje dhe mendimit qëndron partia, sepse ti ha bukë duke thënë çdo gjë që partia ka turp t’i thotë. Kështu që shko e ha përshesh sepse hallall punën që të thotë partia ti e qan.

Paloka: Ti ke qenë i dështuar gjithë jetën. U bërë kryeministër për të hapur ekspozita dhe jo për të drejtuar. Ti vazhdo merru me zotësitë tona se zotësitë tua po i shohim përditë.

Next Post

Pse tradhtojnë njerëzit? Përgjigjen shkencëtarët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

July 18, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Plaga, Flamingot dhe Aristoteli

July 18, 2026
Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

July 18, 2026
Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

July 18, 2026
Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

July 18, 2026
VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

July 18, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Frikacakët e politikës, “mulizmi” dhe kështjella e Berishës

July 18, 2026
Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë, 46 u arrestuan

Zjarri mund të shuhet, por pasojat e tij vazhdojnë të mbeten në ajër

July 18, 2026
Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

July 18, 2026
“Opozita nuk vjen në pushtet me kryetarin non grata”, Martin Leka: Ja pse Trump nuk e ndryshon vendimin për Berishën

Sherr në Kuvendin e protestës, Leka: Degradimi nisi me pjesëmarrjen e vijoi me fjalorin dhe dhunën

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In