• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati racist për Kampin në Tepelenë

by Mero Baze
17/08/2018 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Ka një përpjekje ekstreme për të përfshirë Tepelenën si qytet dhe më pas politikën lokale aty, në një debat të pandershëm. Bëhet fjalë për ish- kampin famëkeq të Tepelenës në vitet 1949- 1953, i cili ishte një nga dy kampet e të internuarëve në Shqipëri, së bashku me atë të Krujës. Të persekutuarit e Jugut u çuan në Krujë, ndërsa ata të Veriut në Tepelenë.

Debati ka marrë ngjyra ekstreme politike, për shkak të përpjekjes për të përdorur të shkuarën e keqe të këtij kampi, në kontekstin e sotëm politik, nga disa tipa të dështuar si antikomunstë, që nuk dinë si t’i bien në sy lidershipit të opozitës.

Nga ana tjetër, ka një reagim po aq të tepëruar për të “mbrojtur” nderin e Tepelenës, duke rënë në kurthin e provokimit.

Është padiskutim gjë e ligë, ta identifikosh persekutimin dhe vuajtjen katërvjeçare në një kamp, me emrin e Tepelenës, dhe ta vendosësh në kontekst krahinor, gjë që nuk ndodh për Krujën analoge, nga ana tjetër. Pra, shihet qartë, se kur thuhet “Kampi i Tepelenës”, dikush kërkon ta identifikojë me Tepelenën, ndërkohë që ai është thjesht “Një kamp në Tepelenë” dhe jo “Kampi i Tepelenës”.

Tepelena, ashtu si pjesa tjetër e Shqipërisë, ka pasur historitë e saj të persekutimit komunist, të burgosurit dhe të pushkatuarit e saj, dhe nuk ka qenë, as simbol i diktaturës, dhe as është e kompleksuar nga historia e saj krenare antifashiste.

Kur them ky debat është i lig, kam parasysh se ai është bërë për të provokuar një reagim po kaq ekstrem.

Lexova sot një thirrje që i bëhej kryetarit të Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, për të mos pranuar as aktivitet përkujtimor për Ditën Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare, që do të mbahet në Tepelenë më 23 gusht.

Kjo është të biesh në lojën e ligë të atyre që theksojnë gjithmonë togëfjalshin “Kampi i Tepelenës”, dhe nuk i referohen si një “Kamp internimi” që ishte në Tepelenë.

Në atë kamp padiskutim kanë ndodhur po ato gjëra që kanë ndodhur në kampin e Krujës, në Porto Palermo, Berat, apo Lezhë.

Përgjegjësia për krimet e diktaturës nuk është gjeografike, por politike. Për to nuk kishte rëndësi në kë territor kryheshin, por kush i kryente. Dhe si e tillë, lufta e ligë që bëhet ndaj përdorimit të togëfjalëshit “Kampi i Tepelenës”, është gati racist dhe duhet ndaluar.

Por reagimi ndaj tij duhet të jetë i matur, për ta zhvlerësuar atë, dhe jo për t’i dhënë kësaj beteje të ligë, një palë të panevojshme.

Tepelena nuk ka asgjë për të fshehur nga ajo që ka ndodhur. Shkoni në Turan, se ua tregojnë pleqtë e mbetur si kanë bashkëjetuar me vdekjen e të ardhurëve. Shkoni në Kodër, ku ngarkoheshin tjegullat për kampin, t’u tregojnë histori për gratë që i mbanin ato në krah 9 km dhe poshtë tjegullave merrnin dhe vezët që u dhuronin fshatarët, apo ndonjë shishe qumështi.

Ata që janë gjallë mund të dëshmojnë pa asnjë kompleks se sa i kanë ndihmuar banorët e zonës të internuarit, si kanë bashkëjetuar me ta, si kanë ndarë bashkë varfërinë dhe kafshatën e bukës, si janë përpjekur t’u shpëtojnë epidemive që nuk ishin vetëm në kamp, por dhe në zonën përreth.

Tepelena është krenare për anën e saj njerëzore në këtë histori. Dhe ajo njerëzillëkun ka në dorë. Vendin e kampit e ka pas në dorë shteti. Për përgjegjësinë politike rreth kampit, ka një adresë të qartë se kush është.

Më 23 gusht në Tepelenë, do të ekspozohen regjistrat e përpunimit nga Sigrumi i Shtetit të mbarë zonës së Tepelenës. Do të ketë pjesë nga dosja e Trifon Xhagjikës, poetit të pushaktuar për lirinë e fjalës dhe bindjeve antikomuniste, nga dera e njohur e Xhagjikajve, dosja e Neim Pashës, dosjet e personazheve kryesore të kryengritjes sė Zhapokikës, dosja e Zenel Shehut, dosje informative të të pushkatuarve, lista të Sigurimit me të arratisurit dhe të vrarët nė kufi, raporte informative për banda diversantësh dhe dosjet e Sigurimit të kampit të Bënçës, çka ëshët një dëshmi e thellë e persekutimit të Tepelenës, dhe jo e persekutimit nga Tepelena.

Ky debat duhet të marrë fund, ose së paku duhet injoruar si një provokim dështakësh. Tepelena dhe tepelenasit, kanë qenë shpresë për të. Përpjekja për ta politizuar këtë debat, dhe akoma më keq, për të përfshirë aty dhe kryetarin aktual të Bashkisë, i cili ka lindur 20 vjet pasi ishte prishur ai kamp, është politizim i dëmshëm i kësaj çështje dhe mungesë respekti për atë që kanë bërë tepelenasit dhe atë që duhet të bëjnë sot për të respektuar historinë e tyre.

Lëreni Tërmetin të merret me të sotmen e Tepelenës, se për fat e ka bërë atë qytet, shumë më të mirë se shumë paraardhës të tij, dhe mos e ngatërroni me historinë e politizuar të Shqipërisë. Falë tij, sot mund të shkosh të bësh një konferencë pa të ardhur turp në Tepelenë, dhe po falë punës së tij, mund të kemi një qytet më të mirë, jo vetëm për vendasit, por dhe mysafirët.

Tepelena nuk ka zgjedhur të ketë një kamp. Atë e kanë zgjedhur siç kanë zgjedhur Spaçin, Qafë Barin, Batrën, Lezhën apo Krujën, dhe ky debat këtu merr fund. Nuk ka “Kamp të Tepelenës” por “Kamp në Tepelenë”.

Dhe nuk ka histori të Tepelenës që mund ta tregojë dikush me gisht si njollë turpi. Ka vetëm disa dështakë që pasi nuk ja kanë dalë t’i bien në sy dikujt si antikomunistë, tani duan të duken anti-tepelenas, pasi kështu mund të bien në sy të atyre që duket sikur ua ka marrë pushtetin Tepelena. Fatkeqësisht për ta, Tepelena ua ka marrë pushtetin edhe në shtëpinë e Lulzim Bashës. Kjo është pak dëshpëruse për ta. Por jo racizmi i sforcuar me kampin në Tepelenë.

Next Post
Greqia memorandum Bashkëpunimi me Shqipërinë, projektligji kalon në komisione

Greqia gati të dalë nga “Plani i Shpëtimit”, por rreziqet mbeten të larta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kombëtarja luan me fanellën ‘e fatit’ në Varshavë, brenda dhomës së zhveshjes së Kombëtares! Ekipi niset drejt stadiumit

Kombëtarja luan me fanellën ‘e fatit’ në Varshavë, brenda dhomës së zhveshjes së Kombëtares! Ekipi niset drejt stadiumit

March 26, 2026
Palestinezët skeptikë ndaj Izraelit/ Bordi i Paqes paraqet planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

Palestinezët skeptikë ndaj Izraelit/ Bordi i Paqes paraqet planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

March 26, 2026
U dënua për vrasjen e Nikulajt/ Ata që e rekrutuan në Angli, vunë çmim 500.000 euro për të vrarë Ruben Saraivën në burg

U dënua për vrasjen e Nikulajt/ Ata që e rekrutuan në Angli, vunë çmim 500.000 euro për të vrarë Ruben Saraivën në burg

March 26, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

PD, pronë e Berishëve me ‘hipotekë’ dhe shakaja Salianji

March 26, 2026
Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

March 26, 2026
Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

March 26, 2026
Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

March 26, 2026
Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

March 26, 2026
Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

March 26, 2026
Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In