Debati i kandidatëve presidencialë të Partisë Demokratike në SHBA vendosi një rekord të ri për partinë, me 15.3 milionë shikuesm por përsëri mbetet larg shifrave të vendosura për debatet republikane. Ish-sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, dhe senatori Bernie Sanders debatuan direkt në CNN të mërkurën në mbrëmje, por rrjeti bëri të ditur se numri i shikuesve ishte më i ulët se i dy debateve të fundit të republikanëve, 24 dhe 22.9 milionë, respektivisht në Fox News Channel dhe CNN. Para debatit të mbrëmshëm, debati më i ndjekur midis kandidatëve demokratë ishte në më 2008 në CNN, midis presidentit aktual Barack Obama dhe Hillary Clinton, i cili tërhoqi 8.3 milion shikues. Edhe çmimi i reklamave gjatë debatit shkon në favor të republikanëve. CNN mori 100 mijë dollarë për një spot 30 sekonda në debatin e mbrëmshëm, ndërsa debatin republikan në shtator çmimi ishte 200 mijë dollarë për të njëjtën kohë.