• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati për traun? Rama i përgjigjet Osmanit: S’fitohet lufta me Serbinë duke ardhur në Tiranë e duke rrotullar thikën…

by Java News
24/12/2020 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot për herë të parë presidentes në detyrë të Kosovës Vjosa Osmanit, e cila nga Kuvendi i Shqipërisë u shpreh kundër mini-Shengenit Ballkanik dhe traut në rrugën e Kombit. Rama tha se udhëheqësit në Kosovë po bëjnë politikë të brendshme në politikën e jashtme, duke i konsideruar deklaratat për tarifën në Rrugën e Kombit, si propagandistike, groteske dhe absurde.

“Unë mund të them që sigurisht objektivi ynë ka qenë dhe mbetet zero probleme me fqinjët sikundër edhe kujtove, por zero problem me fqinjët s’do të thotë fshehje e probleme, do të thotë zerim. Në këtë rast, nuk është se kemi probleme. S’kemi asnjë problem me Kosovën. Për fat të keq Kosova ka probleme me veten. Prej disa kohësh politika e brendshme është bërë politikë e jashtme. Kjo e ka rraskapitur Kosovën së brendshmi dhe së jashtmi. Është një problem që unë ë shoh me shumë shqetësim. E kam adresuar në të gjitha bisedat e mia me të gjithë udhëheqësit në Kosovë, pa dashur të rëndoj askënd dhe për asgjë. Është tipike ajo që ndodh me qasjen ndaj Shengenit rajonal, ku një nga shtyllat e politikës së jashtme që ka të bëjë me politikën rajonale  është bërë si Kalaja e Rozafës, disa e shembin natën”, tha Rama.

“Për mua është e pakonceptueshme që një qeveri legjitme, dhe kryeministri të firmosnin vullnetin e shtetit të Kosovës në Shtëpinë e Bardhe dhe një presidente në detyrë të shfaqet në Shqipëri dhe të bëjë politikë të brendshme. Akoma më grotesk është debati për traun. Paraqitet trau i pagesës së rrugës si kufi, kjo është të bësh politikë të brendshme me një çështje administrative të vendit fqinj. Të vish në Tiranë të bësh propagandë për të fituar vota në Kosovë, me një demagogji absurde. Sikur trau me pagesë që do vihet nesër në rrugën Milot-Fier nuk është kufi. Dhe jo vetëm groteske, por edhe jo dashamirëse. Nëse për znj. Vjosa atdheu është Kosova dhe Shqipëria ky është një tra që duhet ta paguajnë atdhetarët për atë rrugë që është rrugë e atdheut. Flasin për një sëmundje që po e gërryen politikën në Kosovë, duke bërë alternim të funksioneve. Nuk fitohet lufta me Serbinë duke ardhur në Tiranë dhe duke rrotulluar thikën e nacional-folkorizmit vulgar”, vijoi kreu i qeverisë.

g.kosovari

Next Post
Bilanci/ Mbi 79 milionë të infektuar me COVID në mbarë botën. SHBA-ja shënon rritje të numrit të rasteve të reja

Bilanci/ Mbi 79 milionë të infektuar me COVID në mbarë botën. SHBA-ja shënon rritje të numrit të rasteve të reja

Comments 1

  1. S. Krasniqi says:
    5 years ago

    Kjo është një lopë fodulle!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In