• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati për TIMS / Klosi: Si e vërtetoni ndërhyrjen ju?; Bardhi e pranon: S’kemi dokumente, por…

by A R
07/12/2023 22:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se grupi i Partisë Demokratike është i copëtuar dhe nuk ka një grup parlamentar për të cilin mazhoranca mund të pranojë ngritjen e komisioneve hetimore.

I pyetur pse mazhoranca nuk diskuton me opozitën, Klosi shpjegoi rënien e 8 komisioneve, 5 prej të cilëve me vendim parlamentar ndërsa 3 të tjera nuk u morën parasysh.

Një ndër shembujt konkretë që u përmend nga kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ishte rasti i shqetësimit të ambasadës së SHBA-së për ndërhyrje të paligjshme në sistemin TIMS. Për këtë Klosi u shpreh se nuk ka një dokument që e vërteton.

Blendi Klosi: Te pyetja e parë thatë ka një komision hetimor për…

Gazment Bardhi: TIMS-in. Pse nuk e ngrini ju për shembull? A është çështje konkrete kjo?

Blendi Klosi: Po dakord, është çështje konkrete por ku është çështja konkrete? 

Gazment Bardhi: Ka një shqetësim dhe një denoncim.

Blendi Klosi: Ju keni dalë, ti dhe disa kolegë…

Gazment Bardhi: Nuk kemi dalë ne mo, ka dalë ambasada e SHBA se the thashetheme. Ka dalë ambasada e SHBA-ve për të na thënë është ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në sistemin TIMS.

Blendi Fevziu: TIMS-i është?

Blendi Klosi: Kush është dokumenti që e vërteton që këtu ka një problem?

Gazment Bardhi: Po të kemi dokumentin s’kemi nevojë të hetojmë. Komisionet hetimore prandaj ngrihen, që të marrësh dokumentin.

Blendi Klosi: Prandaj pra ky është gabimi.

Blendi Fevziu: Nga të gjitha komisionet hetimore që mbaj mend unë, nga shkrime gazetash janë ngritur. E ka ngritur amabasada e SHBA-së, ka thënë shumë e shqetësuar.

Blendi Klosi: Për çfarë, konkretisht?

Blendi Fevziu: Ka futur duart në TIMS.

Blendi Klosi: Kush? Ta them edhe këtë tjetrën, kemi thënë për komisionin për investitorët strategjikë. Hajde e marrim dhe kush ka marrë investitorë strategjikë t’i bëjmë copë.

Gazment Bardhi: Të dhimbset Pëllumb Gjoka ty?

Blendi Klosi: Heto rastin këtë thotë kushtetuta dhe ligji. Merr një rast për të shqyrtuar, një çështje të veçantë. Hajde e marrim tani të gjithë investitorët strategjikë dhe po doli gjë mirë, po s’doli t’i bëjmë copë të gjithë investitorët strategjikë.

Next Post
“Aty janë mamuthët!”/ Artan Hoxha: Lojrat e fatit i kontrollojnë ata që “rrëzuan” Martinajn

"Aty janë mamuthët!"/ Artan Hoxha: Lojrat e fatit i kontrollojnë ata që "rrëzuan" Martinajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Kuç!”- Rama ndan fotot dhe mesazhin pas Asamblesë: 9 Maji 2027 do të jetë Dita e Europës dhe e PS-së

“Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Kuç!”- Rama ndan fotot dhe mesazhin pas Asamblesë: 9 Maji 2027 do të jetë Dita e Europës dhe e PS-së

November 14, 2026
Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

November 14, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

“Britania të mos përdorë armë bërthamore!”- Lufta, zbulohen kushtet e Putinit për paqe me Ukrainën: Nëse sulmojmë vendet europiane…

November 14, 2026
Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

November 14, 2026
Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

Njerëzit e Vuçiçit në rrugë, studentët në pushtet: Çfarë e pret Serbinë?

November 14, 2026
Mashtrimi me vizat në Britani, BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve

Mashtrimi me vizat në Britani, BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve

November 14, 2026
Aksidentet/ E shtuna përgjak rrugët, 2 viktima dhe 5 të plagosur në “Rrugën e Arbrit”, një viktimë në Thumanë!

Aksidentet/ E shtuna përgjak rrugët, 2 viktima dhe 5 të plagosur në “Rrugën e Arbrit”, një viktimë në Thumanë!

November 14, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Po tenton të kontrollojë Drejtësinë? Trump kërkon t’i heqë më shumë pushtet gjyqësorit, konflikti thellohet deri në Gjykatën e Lartë!

November 14, 2026
Zbulim i befasishëm në Alpet e Italisë, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Epokës së Akullnajave! (FOTO)

Zbulim i befasishëm në Alpet e Italisë, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Epokës së Akullnajave! (FOTO)

November 14, 2026
Rrugorja aksion në Durrës ndaj shoferëve problematikë, 950 masa administrative dhe 9 të drejtues të proceduar!

Rrugorja aksion në Durrës ndaj shoferëve problematikë, 950 masa administrative dhe 9 të drejtues të proceduar!

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In