• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati për teknologjinë në zgjedhje, ja çfarë thonë ekspertët e ODIHR

by Ardit Rada
29/05/2020 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teknologjia në zgjedhje përdoret në rreth 50 shtete anëtare të OSBE. Por megjithatë sipas raportit të ekspertëve të ODIHR mbërritur pranë grupit të punës për reformën zgjedhore, ajo mund të  paraqesë dhe probleme.

Në raport sqarohen anët pozitive dhe negative të aplikimit në zgjedhje të votimit elektronik dhe identifikimit biometrik të zgjedhësve.

5 shtete siç janë Irlanda, Gjermania, Holanda, Norvegjia dhe vetë Shqipëria në 2013, u tërhoqën nga teknologjia edhe pas miratimit të saj.

“Është e vërtetë që kriteret e propozuara për votimin elektronik dhe identifikimin biometrik të zgjedhësve mund t’í bëjnë të vështira sjelljet mashtruese. Disa prej tyre mund ta forcojnë integritetin e procesit zgjedhor. Megjithatë teknologjia nuk është një ilaç gjithëshërues në këto aspekte.

Metoda të reja mashtrimi do të shfaqen dhe ato duhet të trajtohen jo vetëm nëpërmjet teknologjisë por dhe procedurave të kujdesshme, trajnimit të administratës zgjedhore, masave ligjore më të rrepta. Por, mbi të gjitha, për të shmangur vjedhjen e zgjedhjeve, duhet vullnet politik nga partitë, zgjedhësit dhe të gjithë aktorët e tjerë”, thuhet në raport.

Ekspertët për çështjet ligjore dhe zgjedhore të ODIHR, sugjerojnë që teknologjia të pilotohet në më pak se 20% të qendrave të votimit, për ta zgjeruar më pas në mënyrë graduale përdorimin e saj. Kjo për të shmangur rrezikun që një dështim të mundshëm të teknologjisë ditën e zgjedhjeve, që mund të pamundësojë vetë procesin zgjedhor.

“20% e votuesve është një masë arbitrare.  Qëllimi i një projekti pilot është të tregojë fleksibilitetin e teknologjisë dhe krijojë besimin e publikut për të përdorur teknologjinë. Do ishte e mjaftueshme dhe shumë më praktike që të përdorej në një përqindje shumë më të vogël  të qendrave të votimit.

Duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre ndryshimeve dhe peshën e një implementimi të suksesshëm të tyre, duhet të merret në konsideratë adoptimi i këtyre teknologjive në mënyrë sekuenciale, në cikle të ndryshme zgjedhjesh, dhe jo të gjitha menjëherë”, vijon raporti.

Ekspertët e ODIHR sugjerojnë që t’i lihet në dorë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kompetenca për të vendosur sa, ku dhe kur të fusë në përdorim teknologjinë, duke evituar kështu ndërhyrjet e shpeshta në Kodin Zgjedhor.(A2)

/e.rr

Next Post
“Kemi për t’ju … robt, do t’ju zhdukim”, dalin detajet nga përplasja e Avdylajve me gardianët e burgut

"Kemi për t’ju ... robt, do t’ju zhdukim", dalin detajet nga përplasja e Avdylajve me gardianët e burgut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In