Gazetarja Elsa Demo dhe aktori Later Vasili janë përplasur live në studion e lajmeve në RTV Ora.
Vasili i ka kërkuar Demos të rregullojë shkrimet për teatrin, ndërsa Demo i është kthyer se shkrimet kanë qenë të gruas së tij dhe ai është në konflikt interesi.
Pjesë nga debati:
Demo: A mund të të bëj një pyetje?
Vasili: Ti rregullo shkrimet për teatrin.
Demo: Shkrimet për gruan tënde thua ti? Projekte për gruan tënde. Po ti po mbron projektin tënd.
Vasili: Nuk jam i martuar. Se mos merr mamanë time dhe thua Laerti është i martuar, Prandaj them ke haluçilacione.
Demo: Ti po flet për një projekt që unë kam shkruar dhe ti ke marrë paratë në Ministrinë e Kulturës.
Vasili: Nuk ka qenë projekt i imi, je e painformuar.
Demo: Ka qenë i shoqes tënde. Dhe ti ke luajtur. Ke konflikt interesi.
g.kosovari