• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati për RTSH, kap vetëm majën e ajsbergut!

by Ben Andoni
12/06/2016 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Nëse në dy vitet e fundit nuk do mundësohej nga Televizioni Publik transmetimi i Kupës UEFA në futboll dhe Moto GrandPrix, atëherë agonia e institucionit më të madh duhej të merrte fund në formën më skajore. E megjithatë, edhe me këto dy arritje të spikatura, nuk po përmendim Festivalin Europian të Muzikës së Lehtë që gjithnjë e më shumë po e humbet vlerën, ai ka rënë ditët e fundit në kuotat më të ulëta të respektit me mostransmetimin e Kampionatit Evropian të Futbollit.

Kolegët e RTSH-së me një alibi qesharake u justifikuan për mosdhënien e EURO 2016 me servilizmin e tyre organik të 25 viteve të fundit, duke e bërë këtë institucion të medias nga më të turpëruarit përpara njerëzve.

Kjo ka qenë fyerja e radhës prej tyre e publikut shqiptar, megjithëse shenja ka pasur edhe herë tjetër kur ndeshjet, që duhej t’i jepte RTSH janë transmetuar në platformat private. Dhe, megjithëse qytetarëve shqiptarë u duhet konform ligjit të shohin Kampionatin Europian e Botëror të Futbollit, ashtu si njësoj Kombëtaren e tyre kurdo pa pagesë, janë konsideruar këtë herë krejt si të huaj në atë që duhej të ishte shtëpia e tyre informuese. Të mendosh në atë varfëri që e sundon Shqipërinë në vendet skajore, atëherë do të bindesh se padrejtësia është shumë e madhe. Dhe më e madhe bëhet nga përgjigja bajate zyrtare e kolegëve të RTSH-së.

Në fakt, nuk është më shumë kjo sesa papërgjegjshmëria në vite e këtij institucioni, që paguhet për të emëtuar përditmërinë e shqiptarëve. Dhe ky institucion, tashmë simbol i paaftësisë dhe i shumë të paaftëve që gëlojnë prej servilizmit, as edhe një herë nuk ka mundur të tregojë një figurë integriteti, ka mbetur një ekuipazh gati për çdo vendim që merr politika në këtë institucion. Kuptohet se është e justifikuar , pasi me atë integritet që ka shumica e personelit aty, asnjëherë nuk do ngrenë zërin profesionalisht pasi u nevojitet ta shtyjnë ashtu turpshëm, si po e shtyjnë. Dhe, kjo shpjegon arsyen pse nuk turpërohen profesionistët aty që TVSH megjithë infrastrukturën e vet nuk e mbulon dot Shqipërinë. Nuk u ka ardhur turp që ka vende që sinjalin e saj mund ta shohin të amplifikuar nëpërmjet platformave të tjera!

Dhe, se mos vetëm kjo: Prej vitesh nuk ka një emision prej këtij institucioni ta mbajë publikun shqiptar në pritje, nuk ka analizë të thjeshtë për situatën, apo të themi fotografim social të Shqipërisë dhe gjendjen reale ekonomike të vendit.

Në këtë televizion që mbahet me paratë e taksapaguesve megjithë gjeografinë e pretenduar që duan t’i japin drejtuesit e saj, problematika e njerëzve nuk duket asnjëherë. Është shumë më tepër emisioni i Bashkim Hoxhës në mëngjes sesa të gjitha departamentet sociale dhe ekonomike aty. Dhe, ironia shtohet kur kujton luksin e shumë njerëzve të saj dhe emisionet pafundësisht të dobëta, që prodhohen nga bjerraditësit aty.

Ndërkohë tenderat, skandalet dhe udhëtimet pafund të ekuipazheve të veta, bashkë me shpërdorimin që i bëhet infrastrukturës së institucionit, kanë qenë shpesh në qendër të kritikave, por që në fund asnjëherë nuk u është shkuar drejt e në fund një reformimi të saj. Sepse RTSH mbetet dhe me sa duket do vijojë të jetë një minierë për të fituar dhe për të dezinformuar shqiptarët, duke nxjerrë vetëm një të shtatën e potencialit të saj, që i kushtohet njëherë njërës parti dhe herën tjetrës partisë tjetër./. Javanews

Next Post

Horoskopi 13 Qershor 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

March 15, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Çupi: Berisha çon Bykykbashin në Vlorë, një nga personat më të përshtatshëm për shantazh

March 15, 2026
Hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

Hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

March 15, 2026
Si po i përgjigjen Kina dhe aleatët e SHBA-së thirrjes së Trump për të dërguar anije luftarake?

Si po i përgjigjen Kina dhe aleatët e SHBA-së thirrjes së Trump për të dërguar anije luftarake?

March 15, 2026
Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

March 15, 2026
Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

March 15, 2026
Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

March 15, 2026
Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

March 15, 2026
Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

March 15, 2026
VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In