• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 12, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati për “reformimin” është një kurth i ri i berishizmit për armiqtë e radhës

by Mero Baze
19/05/2025 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Debati mbi reformimin e PD-së i ngjan këngëve të vajit mbi trupin e të vdekurit. Të gjithë luten që ai të ngjallet, por ai ka vdekur.

Arsyeja është e thjeshtë. Përpjekja e fundit për të ndarë PD-në nga Berisha nisi katër vjet më parë, në një ditë si kjo, më 19 maj 2021, kur SHBA e sanksionoi Berishën familjarisht si “non grata”, për shkak të korrupsionit madhor, minimit të demokracisë dhe shantazhit ndaj sistemit gjyqësor.

Në fillim u duk se shumica e deputetëve ishin kundër Sali Berishës, madje provuan dhe një betejë fizike me të, me gurë qysqi e vare më 8 janar 2022, por brenda tre vitesh ai arriti të rimarrë partinë dhe shumicën e tyre t’i vendosë në rresht pas vetes.

Pra, beteja për të shkëputur PD-në nga berishizmi dështoi dhe ajo mbeti një parti tërësisht private e Sali Berishës, për hallet e tij.
Nuk ishte e nevojshme të humbiste kaq thellë për ta kuptuar që ajo ka vdekur. Gjatë këtyre tre viteve janë regjistruar si “fitore” të PD-së, fitoret e Berishës kundër Lulzim Bashës, duke harruar se kundërshtari i tij është Edi Rama.

Tani i vetmi bilanc fitues i tij është kundër armiqve të brendshëm dhe këtë nuk ja konteston njeri. Madje për këtë i rikthyen dhe vulën dhe logon e PD-së, që t’i marrë me vete, kur ta marrë zoti.

Jo të gjithë ata që janë në PD-në e Berishës sot janë berishistë, por të gjithë berishistët janë aty dhe nuk lënë njeri të ngrejë kokë.
Ndaj çdo përpjekje për të reformuar PD-në i ngjan përpjekjes për të nxjerrë një të vdekur të balsamosur nga arkivoli, i cili po ra në kontakt me oksigjenin, shpërbëhet dhe të mbetet në dorë.

E ardhmja e opozitës në Shqipëri nuk kalon më nga Sali Berisha dhe as nga PD-ja. Berishizmi është i aftë vetëm të mundë kundërshtarët brenda PD-së, ndaj duhet lënë në arkivolin që i kanë përgatitur vetes.

Edhe emrat më të votuar të PD-së si Tabaku, Alimehmeti, etj., që janë njerëz të lirë në raport me Berishën, do të shndërrohen në armiq të egër të berishizmit nëse tentojnë të shkëputen nga pushteti i tij. Ndaj mos i merrni më qafë kot, as duke i nxitur të hyjnë në betejë me të, as duke kërkuar “reformimin” e partisë.

Aq më qesharake duken këto reflektime burokratike të PD-së pas humbjes katastrofike, të tipit “do analizojmë përgjegjësinë në seksione” apo “do nxjerrim përgjegjësitë për dobësitë e treguara”, që është një skemë puniste për mbijetesën e berishizmit.

PD-në ose duhet ta mundë një figurë antiberishiste brenda saj, ose do të vazhdojë të forcohet opozita jashtë PD-së për ta bërë atë krejt të parëndësishme në skenën politike shqiptare.
Dhe kjo rrugë duket që ka nisur.

Sa më shumë PD të përpëlitet duke sharë nën zë Berishën dhe duke shkuar pas tij, aq më e pashpresë është për zgjedhjet e radhës më 2027, më 2029 e më tutje.
Sfiduesit e Berishës në të vërtetë duhet të ishin nga bastionet fituese të saj – nga Shkodra, Lezha dhe Kukësi, dhe veçanërisht Kavaja e Tirana – por meqenëse shumica e tyre ia dedikojnë fitoren berishizmit, gjithçka kthehet mbrapsht. Tabaku dhe Alimehmeti janë i vetmi shembull që opozita e vërtetë në bazë nuk do Berishën, por të kundërtit e tij, por kjo nuk reflektohet kurrë në drejtimin e PD-së.

Përpjekjet për të nxjerrë nga Tabaku apo Alimehmeti opinione për ndryshimin e PD-së janë tinzare, pasi thjesht duan t’i shpallin armiq që tani, vetëm pse i ka votuar populli. Do të ishte mirë që ata ta shmangnin këtë temë në debatet e tyre, përderisa PD-ja nuk njeh humbjen dhe përderisa Berisha mendon se gjykohet nga ligjet e Zotit dhe jo nga statuti i PD-së.

Ndaj mos u lodhni të reformoni duke e nxjerrë të vdekurin nga arkivoli. Opozita në Shqipëri do të ndjekë rrugën e saj pa Berishën. Nuk do të jetë e lehtë, por do të jetë më e lehtë se sa me Berishën. Të paktën nuk ecin në rrugën opozitare me një mal në shpinë, që janë mëkatet e Sali Berishës. Do ecin me emrin e tyre dhe do t’ia dalin më lehtë, pasi së paku nuk do harxhojnë energji për të pastruar Berishën. Do të kenë punë vetëm me mëkatet e qeverisë.

Berisha ndërkohë është mirë të kursejë këto lekët që i kanë mbetur për avokatët shqiptarë, se ata amerikanë morën boll – më shumë se sa mori vetë PD për zgjedhje.

Next Post
“Guxoni t’i kërkoni Berishës largimin”, Flutura Açka kërkon të ikë nga PD: Kur ju vinit pasuri, unë shkruaja libra

Flutura Açka: Ju tregoj lojën e Gazment Bardhit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Martesa ime ka përfunduar”/ U divorcua nga bashkëshortja, reagon kryebashkiaku Erion Isai: Ka nisur një kapitull i ri personal!

“Martesa ime ka përfunduar”/ U divorcua nga bashkëshortja, reagon kryebashkiaku Erion Isai: Ka nisur një kapitull i ri personal!

June 12, 2025
Nxiu Shqipërinë, Berisha: Raporti i PE pengon integrimin e vendit në BE! Magjistratët marrin nga 7 mijë euro dhe flenë mbi dosjet e krimit

Nxiu Shqipërinë, Berisha: Raporti i PE pengon integrimin e vendit në BE! Magjistratët marrin nga 7 mijë euro dhe flenë mbi dosjet e krimit

June 12, 2025
Të shtënat me armë zjarri në “Ali Dem”, arrestohet 26-vjeçari

Të shtënat me armë zjarri në “Ali Dem”, arrestohet 26-vjeçari

June 12, 2025
Arrestimet në Ministrinë e Infrastrukturës së Kosovës, në pranga edhe nëna e reperit të njohur, Ghetto Geasy

Arrestimet në Ministrinë e Infrastrukturës së Kosovës, në pranga edhe nëna e reperit të njohur, Ghetto Geasy

June 12, 2025
Rrëzimi i avionit, reagon kryeministri i Indisë: E pamundur të përshkruhet dhimbja! Raportime për mbi 130 viktima

Rrëzimi i avionit, reagon kryeministri i Indisë: E pamundur të përshkruhet dhimbja! Raportime për mbi 130 viktima

June 12, 2025
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Rio, bariu nga India dhe një kulture që po shuhet

June 12, 2025
Rikonstruktimi i rrugës Tiranë-Ndroq, Rama: Realizohen 38% e punimeve

Rikonstruktimi i rrugës Tiranë-Ndroq, Rama: Realizohen 38% e punimeve

June 12, 2025
Çfarë dihet deri më tani mbi tragjedinë ajrore në Indi, reagon “Boeing”

Çfarë dihet deri më tani mbi tragjedinë ajrore në Indi, reagon “Boeing”

June 12, 2025
Erion Veliaj uron 34-vjetorin e Partisë Socialiste: PS, forca e zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë

Erion Veliaj uron 34-vjetorin e Partisë Socialiste: PS, forca e zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë

June 12, 2025
“FSHF është zaptuar nga amatorët, cikli i Dukës ka mbaruar”, Rudi Vata flet për Kombëtaren: Sylvinho s’është më i njëjti, ‘u thith’ nga gropa

“FSHF është zaptuar nga amatorët, cikli i Dukës ka mbaruar”, Rudi Vata flet për Kombëtaren: Sylvinho s’është më i njëjti, ‘u thith’ nga gropa

June 12, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com