Në studion e ‘’Real Story’’ të emisionit të Sokol Ballës në Neës24 është analizuar deklarata e fortë e ambasadores Yuri Kim mbi një marrëveshje për të vrarë Reformën në Drejtësi.
Mesazhi i Yuri Kim nuk kishte adresë, por u nënkuptua se si destinacion kishte politikën shqiptare.
Sipas analistit Minxhozi deklarata ishte hapur mesazh për Metën pasi ai po vijon me linjën e mitingut të 2 marsit, vetëm se kësaj sa ka vijuar me letër, për platformën me 14 pika për zgjidhjen e problemeve politike.
Vasjari ndërkohë ka thënë se shqetësimi i Kim është një tentativë për të vrarë Reformën, dhe kjo nuk mund të bëhet pa mazhorancën. Sipas Vasjarit nuk mund të jetë një palë, por janë 2 ose më shumë në mënyrë që mund të vritet Reforma në Drejtësi.
SKËNDER MINXHOZI: Një listë që ngre probleme. Që nga gjuha e ashpër me parlamentin dhe qeverinë, kontestimi i asaj që po ndodh me Reformën në Drejtësi dhe thirrjet e fundit për kryengritje.
Një kryetar shteti që me atë që është, është komplet jashtë rolit të tij. Kryetar në detyrë i opozitës. Është i vetmi segment i opozitës zyrtare sepse opozita i ka lënë institucionet. Kemi dy palë që thonë që Reforma ecën, ka krijuar boshllëqe e probleme por do zgjidhet, kjo është qeveria. Nga ana tjetër thotë opozita që ishte kurth, u zëvendësuan disa gjyqtarë që janë nën ndikimin e Ramës tani.
Dhe ka një arbitër. Nëse ti vë re fjalinë e parë. Ajo përfundon marrëveshje apo kulisa për të vrarë Reformën në Drejtësi. Nëse një palë e tretë, dhe ne e dimë që sa e madhe ka qenë ndikimi, këta janë de facto autorët (SHBA).
Nëse kjo e quan tentativë për ta vrarë Reformën. Mos ecim me hipoteza. Për mua e kanë pasur hapur me Metën. Pasqyron një gjendje konfuzionale nga Presidenti. Jemi në vijimin e mitingut të 2 marsit, tani në shkrim. Ndodhemi në një fazë të ftohtë mes tyre.
ARJAN VASJARI: Shumë shpejt meqë tha Skënderi për zotin Mazi. Është thjesht koperturë, por platforma nuk ka lidhje me të.
Nëse shohim statusin e ambasadores, duhet të shohim ‘’dill’’-in në prapaskenë për të vrarë Reformën, atëhere duhet të ketë 2 palë. S’mundet të ketë vetëm një palë. Mund të ketë 2 ose 3. Unë nuk i lejoj vetes të ndëroj akuza pa fakte. Shqetësimi i asaj është për një ‘deal’ përtej Presidentit. Shqetësimi i saj është se Reforma në Drejtësi vritet. Nuk mund të bëhet pa mazhorancën kjo, pa konsensusin e saj.
Unë po analizoj dhe po e parashtroj shqetësimin tim.