• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati për mbarimin e mandatit, zbulohen pyetjet që Holta Zaçaj i ka dërguar Komisionit të Venecias!

by S T
11/12/2024 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj i mbaron mandati si gjyqtare në 10 mars, por duket se ajo nuk pranon të largohet nga detyra. Zaçaj i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Venecias për një opinion lidhur me mandatin e saj.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, njoftoi dje (10 dhjetor) se nuk ka ndërmend të njohë 10 marsin e vitit 2025 si datë të përfundimit të mandatit të saj si anëtare, porse sipas llogaritjeve të vetë asaj “si afat fundor i ushtrimit të detyrës do të duhet të konsiderohet fundi i vitit 2025”.

Në faqen e Gjykatës Kushtetuese është publikuar dhe kërkesa që Zaçaj i ka dërguar Venecias, duke i drejtuar edhe 4 pyetje.

“Kam konsideruar t’i drejtohem menjëherë Komisionit të Venecias, si organ këshillimor, për marrjen e një opinioni amicus curiae në lidhje me interpretimin e afatit kushtetues të qëndrimit në detyrë të gjyqtarëve kushtetues në përgjithësi dhe, në veçanti, sipas parashikimeve të nenit 179, pika 3, të Kushtetutës.  Për sa më sipër, vlerësoj të parashtroj pyetjet si më poshtë vijon:

Pyetja nr. 1/ Cila do të jetë data e mbarimit të mandatit të atyre gjyqtarëve kushtetues për të cilët dispozitat kalimtare kushtetuese, neni 179, pika 3. i Kushtetutës, ka përcaktuar vetëm vitin e fundit të qëndrimit në detyrë (në rastin e znj. Holta Zaçaj viti 2025 dhe në rastin e z. Sandër Beci viti 2028)?

Pyetja nr. 2/ A mund të përdoret data e mbarimit të mandatit të plotë të gjyqtarit paraardhës si datë për llogaritjen e mbarimit të mandatit të gjyqtarit pasues, në skenarët e mëposhtëm: Në përgjithësi, për të gjithë gjyqtarët kushtetues, duke pasur parasysh përmbajtjen Kushtetutës? nenit 125, pika 3, dhe nenit 129. Në veçanti, për gjyqtarët mandatët e të cilëve mbarojnë në vite të përcaktuara, sipas nenit 179, pika 3, të Kushtetutës (2025 dhe 2028)?

Pyetja nr. 3/ Nëse një gjyqtar është zgjedhur për një mandat të plotë në referencë të shpalljes së vakancës dhe vendimit të organit të emërtesës për emërimin/zgjedhjen e tij, a mundet që ky mandat të kufizohet më pas për qëllim të respektimit të rregullit të përtëritjes së rregullt çdo tre vjet me një të tretën e trupës? Cili parim duhet të prevalojë në këto raste, ai i qëndrimit në detyrë për 9 vjet (mandati i plotë kushtetues) apo ai i përtëritjes së Gjykatës?

Pyetja nr. 4/ Nëse një gjyqtar emërohet/zgjidhet për një mandat të plotë me vonesë pas çeljes së vakancës (ndërkohë që gjyqtari paraardhës ka të drejtë të qëndrojë në detyrë deri në emërimin e pasardhësit) a do të ndikojë kjo vonesë në kohëzgjatjen e mandatit të tij kushtetues në kuptimin e shkurtimit të tij më kohën e vonesës nga shpallja e vakancës? Nëse ky mandat nuk shkurtohet, si zbatohet rregulli i rotacionit në një rast të tillë? A mund të zbatohet rregulli i përtëritjes së Gjykatës çdo tre vjet për më pak se tre gjyqtarë?”, thuhet në dokument.

Në deklarimet e veta publike, Gjykata e Lartë, e cila dhe e ka emëruar zonjën Zaçaj, nuk ka lënë asnjë hije dyshimi për përfundimin e mandatit në 10 mars të vitit të ardhshëm.

Lëvizja e papritur e zonjës Zaçaj vjen pikërisht në ditën kur ajo, sipas ligjit, bazuar në parashikimet e Gjykatës së Lartë, do të duhej të kishte mbledhur anëtarët e Kushtetueses dhe të njoftonte organin e emërtesës për krijimin e vendit vakant, (jo më vonë se tre muaj përpara përfundimit të mandatit), ndërkohë që një muaj më parë për këtë duhet të kishte njoftuar edhe vet Gjykatën Kushtetuese.

Zaçaj u emërua si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në janar të viti 2023, duke pasuar në detyrë gjyqtaren Vitore Tusha, mandati i së cilës kishte përfunduar në 10 mars të vitit 2017. Por, sipas saj, “data e përfundimit të detyrës së gjyqtarit paraardhës, në rastet kur ai ka përfunduar mandatin e plotë, nuk referohet nga Kushtetuta apo ligji si një ngjarje juridike, e cila përcakton edhe përfundimin e mandatit të gjyqtarit pasues”. Për këtë arsye sipas zonjës Zaçaj, nuk ka arsye pse mandati i pjesshëm që ajo ka marrë, duhet të përfundojë më 10 mars të vitit 2025.

Por në fakt emërimi i saj përfshihet në skemën e parashikuar në dispozitat kalimtare të Kushtetutës, të reflektuara dhe në Ligjin për organizimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila garantonte ripërtëritjen e Gjykatës çdo tre vjet, me nga tre anëtarë. Dhe mandati i zonjës Zaçaj pasoi atë të ish anëtares Tusha, që pikërisht për të garantuar këtë ripërtëritje, me tre anëtarë në vitin 2025, u kufizua nga 9 në 8 vjet. Një formulë e mbështetur më vonë dhe nga Komisioni i Venecias. Eshtë për këtë arsye që dhe Gjykata e Lartë e konsideron, 10 marsin e vitit 2017, jo vetëm si datë kur përfundoi mandati i zonjës Tusha, por si fillimin e mandatit pasues 8 vjeçar.

Zaçaj ka preferuar të anashkalojë këtë procedurë të ndjekur posaçërisht për të siguruar raundin e ripërtëritjes së Gjykatës Kushtetuese, duke u shprehur që “duke qenë se, as dispozita kushtetuese, për rrjedhojë as vendimi i Gjykatës së Lartë për zgjedhjen në detyrë të gjyqtares kushtetuese, nuk ka një datë të përcaktuar për përfundimin e kësaj detyre, bazuar në rregullat e përgjithshme juridike për llogaritjen e afateve, si afat fundor i ushtrimit të detyrës do të duhet të konsiderohet fundi i vitit 2025”, vë në dukje ajo në një reagim publik, ndërsa nuk saktëson se cilave rregulla saktësisht ajo i referohet, për ta shtyrë mandatin e saj deri në fund të vitit të ardhshëm.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Next Post
“Më ngacmoi gruan”, zbulohet fotoja e 35-vjeçarit që hodhi nga ura shokun

“Më ngacmoi gruan”, zbulohet fotoja e 35-vjeçarit që hodhi nga ura shokun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Marshimi në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së, mijëra qytetarë nga Shqipëria dhe Diaspora drejt Prishtinës! Radhë të gjata në Morinë

Marshimi në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së, mijëra qytetarë nga Shqipëria dhe Diaspora drejt Prishtinës! Radhë të gjata në Morinë

September 12, 2026
“Rrezikohet besimi te drejtësia”- Leka: Absurde që gjyqtarët dhe prokurorët të rrisin vetë pagat e tyre! E interpretuan gabim vendimin e Kushtetueses

“Rrezikohet besimi te drejtësia”- Leka: Absurde që gjyqtarët dhe prokurorët të rrisin vetë pagat e tyre! E interpretuan gabim vendimin e Kushtetueses

September 12, 2026
“Do të luaj deri në 100 vjeç!”- Intervista që po trondit rrjetin, Mbappé shpërthen: Jam pranë ekselencës, ndaj dhe më kritikojnë!

“Do të luaj deri në 100 vjeç!”- Intervista që po trondit rrjetin, Mbappé shpërthen: Jam pranë ekselencës, ndaj dhe më kritikojnë!

September 12, 2026
Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

Kryetari i bashkisë humb jetën në aksident, po udhëtonte me motor kur doli nga rruga dhe…

September 12, 2026
Skenë si në filma, shqiptari i burgosur për trafik droge arratiset nga spitali në Greqi! Grupi i armatosur e me makina “policie” neutralizon efektivët

Arratisja e të burgosurit shqiptar në Greqi, gjendet e aksidentuar mes kallamishteve një nga makinat e autorëve! Njëri dyshohet se u plagos, (DETAJET)

September 12, 2026
Mauzoleumi i zbuluar në Bulqizë, finalist për Çmimin Ndërkombëtar “Palmyra”

Mauzoleumi i zbuluar në Bulqizë, finalist për Çmimin Ndërkombëtar “Palmyra”

September 12, 2026
VIDEO/ Sulmet masive të Ukrainës ndaj “Amazonës së Rusisë”, Putin reagon për herë të parë: Nuk ka dhe s’do të ketë pasoja kritike!

“Të shohin rezultatet e Luftës së Dytë Botërore”- Putin akuzon: Gabimet e Perëndimit çuan në ngritjen e AfD-së!

September 12, 2026
“Po zbatohet ‘Smart City’, kemi vendosur kamera inteligjente”- Nisja e sezonit shkollor, Hita për sigurinë: Orë ndërgjegjësuese për rreziqet, kontrolle të shpeshta

“Po zbatohet ‘Smart City’, kemi vendosur kamera inteligjente”- Nisja e sezonit shkollor, Hita për sigurinë: Orë ndërgjegjësuese për rreziqet, kontrolle të shpeshta

September 12, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Demokracia jonë pa hardware dhe software?!

September 12, 2026
Kriminaliteti në Shkodër, kryepolici Hita “dush të ftohtë” vartësve, një orë mbledhje dhe kritika: Duhen rezultate, godisni krimin!

Operacioni antidrogë në Athinë, kreu kryepolici Hita: Mes shqiptarëve të arrestuar edhe një i kërkuar për vrasje në vendin tonë!

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com