• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati për LGBT, ideologji, emancipim apo nxitim i pakontrolluar?

by Java News
28/03/2018 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga: Dom Artur JAKU/

Ndonëse kleri katolik e ka dhënë shembullin e tij të mësimdhënies e përhapjes së dijes, duke çelur të parat shkolla shqipe, motër Elda Nikolli e cila jepte mësim është parë me skepticizëm në shkollën e Fanit të Mirditës ndaj i është ndërprerë marrëdhënia e punës; ndoshta për të mos cënuar laicitetin e institucioneve arsimore anipse, ajo nuk foli për besim në klasa.

Përkundër këtij shembulli, në Tiranë, kanë nisur po në shkolla, diskutime lidhur me bullizmin dhe komunitetin LGBT, si pjesë e një fushate për ndërgjegjësimin mbi të drejtat e njeriut, si pjesë e strategjisë kombëtare për barazi gjinore 2016-2020.

Diskutimi në Shqipëri është i hapur, shumëkush e ka kundërshtuar bisedën e lirë mes nxënësve dhe përfaqësuesve të komunitetit LGBT në shkolla, diskutim që shkon deri edhe te ndarja e përvojave personale të antarëve të atij komuniteti. Pa rendur me vrap, për të dhënë një qëndrim, as pa dashur të gjykoj a të paragjykoj, qoftë grupimet e caktuara qoftë nevojën për emancipim, së pari duhet shtruar pyetja: çfarë po u mësohet, e çfarë po u thuhet të rinjve?!
Po edhe, nga kush u duhet thënë?

Në mendimin modern, besoj që laiciteti nuk ka të bëjë vetëm me fenë por me çdo lloj ideologjie, përfshi këtu edhe lobe të ndryshme, janë cënim i laicitetit të shkollës.

Është e çuditshme që LGBT trajtohet si kategori e favorizuar edhe më shumë se të varfërit me sovensionim sa i përket strehimit, qerasë apo programe të tjera, vetem se jane LGBT.

Nga një murgeshë që ka kryer dy fakultete dhe ka si mision formimin dhe edukimin e brezave, shikohet me skepticizëm për arsye laiciteti, ndonëse kisha katolike është e sprovuar në këtë mision për punën e saj fisnike ndër shekuj. Kujtojmë me këtë rast rrëfimin e Sami Rrepishtit: “Kur mbërrita në Francë, kërkuan të dinin arsimimin tim. Ju tregova dëftesën e Kolegjit Saverian, që ata e njihnin shumë mirë dhe e pranuan”.
Prandaj edhe më shumë në një krahinë si Mirdita që është ushqyer për shekuj me kulturën dhe vlerat katolike duhet përqafuar kjo traditë.

Atëherë biem dakord të gjithë që edhe grupime të caktuara, mund të cënojnë mënyrën se si prindërit duan t’i rrisin fëmijët?

Ka shumëçka që nxënësve, nuk mund t’u thuhet në shkolla në biseda të lira. Nëse u duhet folur për LGBT, ajo që u thuhet, duhet të jetë një informacion për të cilin është rënë dakord paraprakisht nga Ministria e Arsimit, pas konsultimeve me grupe që përbëhen nga prindër, psikologë e sociologë etj.
Edhe kjo duhet mirëmenduar, përndryshe, të gjithë mund të shkojnë në shkolla e të flasin për çfarë e shohin të arsyeshme, ndonëse e arsyeshmja për një pjesë është krejt e paarsyeshme për të tjerë.
Pa dashur të biem në kurthet e ideologjisë, nuk duhet së pari të keqkuptojmë as emancipimin.
Latinët thoshin “Nemo dat quod non habet”, askush nuk mund të jap atë që s’e ka vetë.

Thuhet se ky është një projekt europian. Besoj që Shqipëria ka sfida më të rëndësishme se kjo përpara, ka sfidë zbutjen e varfërisë, pronën publike, edukimin në të mirën e përbashkët, në këto dhe fusha të tjera kemi nevojë për Europën.

Besoj ka ardhur koha që shoqëria shqiptare duhet të dalë nga një gjendje që italianët e quajnë ‘omertà’, heshtje përballë krimit e të keqes.

Next Post
FOTOT/ Marina Fara ‘çmendet’ nga balerini seksi në ditëlindjen e saj

FOTOT/ Marina Fara 'çmendet' nga balerini seksi në ditëlindjen e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In