Pak pas përfundimit të mbledhjes së grupit të deputetëve socialist, ku Ben Blushi dezozitoi një dokument me disa shkelje që sipas tij i janë bërë statutit të partisë ka reaguar edhe deputetja Blerina Gjylameti.
Edhe pse nuk përmendi emrin e deputetit Blushi, deputetja e Gjylameti deklaroi se pavarësisht mendimit të disa kolegëve, shumica e grupit kanë mbështetur modelin laburist për konfirmimin e kryetarit të partisë në rast fitimi të zgjedhjeve.
“E dimë që ka kolegë që mendojnë ndryshe, por shumica e kolegëve bien dakord për të ndjekur modelin laburist. Asambleja e PS-së që në verën e caktuar ja kaloi kongresit këtë vendimmarrje, do jetë kongresi që do e përcaktojë statutin për zgjedhjet për kryetarin. Ne presim vendimin e kongresit për mënyrën si do trajtohen zgjedhjet për kryetarin e PS”,- tha ajo.