• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati për Himarën, qeveria e vendosur për të çuar para projektin

by Java News
27/10/2017 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkisë së Himarës, Hipotekës së Vlorës dhe ALUIZNI-t ishin në Himarë në kuadër të procesit të bisedimit me banorët që pretendojnë titujt e pronësisë në objektet që preken nga projekti i rikualifikimit urban.

Në përfundim të takimit me disa prej banorëve, kryebashkiaku Jorgo Goro deklaroi se strukturat shtetërore po bashkëpunojnë në kuadër të rishikimit të të gjithë dokumentacionit për pronarët që preken nga ndërhyrja që do të bëhet për rikualifikimin urban.

“Patëm një takim me qytetarët, takim i cili do të vazhdojë gjatë gjithë javës. Ditën e enjte që vjen do të ketë prapë takim më intensiv. Ne si bashki, gjithë struktura jonë, është e angazhuar dhe është në dispozicion të qytetarëve, për ti orientuar se çfarë dokumentacioni do të kenë ata në mënyrë që ky projekt shumë i rëndësishëm për bashkinë tonë por dhe për vet qytetarët të finalizohet me sukses në interes të tyrin dhe në interesin e përgjithshëm”, theksoi Goro.

I pranishëm në terren ishte edhe zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli sipas të cilit Himara, sikurse e gjithë zona rreth e rrotull, është më e vonuar përsa i përket hedhjes në sistem të të dhënave për tokën.

“Është menduar nga qeveria shqiptare, me mbështetjen e pushtetit lokal, që ky projekt për rikualifikimin urban të shërbejë edhe si një projekt pilot për regjistrimin e pronave të njerëzve që kanë pretendime.

Bëj një apel të fundit në mënyrë që sot një javë të jenë në dispozicion të këtyre pretendentëve për prona të cilët kanë dokumentet. Ti paraqesin këto dokumente të enjten tjetër në mjediset që do të vërë në dispozicion bashkia. Një gjë është e qartë dhe e sigurt që ky projekt do të vazhdojë dhe nuk ka kthim prapa të projektit”, nënvizoi Shkreli.

Ai garantoi qytetarët e Himarës se qeveria shqiptare i ka marrë të gjitha masat, ka nxjerrë dhe fondin e dëmshpërblimit duke llogaritur sikur të gjithë pronarët do të hipotekojnë pronat e tyre.

“Këto do ti marrin padyshim ata që do ta çojnë procesin deri në fund. Projekti do të vazhdojë në atë formë që është miratuar në Këshillin Kombëtar të Territorit i cili në vetvete ka marrë parasysh edhe sugjerimet që kanë ardhur nga konsultimet me publikun dhe aktorët që preken ose ndihmohen nga ky projekt”, insistoi Shkreli.

Banorët e Himarës kundërshtojnë projektin, ndërsa edhe Greqia ka paralajmëruar Shqipërinë që të tregojë kujdes, por qeveria duket e vendosur për të çuar para projektin.

a.ç

Next Post
Nuk mund të ndodhte ndryshe! Karambol mes shqiptarëve në Itali, nxjerrin armët dhe…

Nuk mund të ndodhte ndryshe! Karambol mes shqiptarëve në Itali, nxjerrin armët dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

March 30, 2026
Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

March 30, 2026
Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In