• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati për domain-et, AKEP përplaset me organizatat joqeveritare

by Java News
29/07/2018 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

AKEP ka ndërmarrë disa ndryshime në rregulloren e përdorimit të hapësirës virtuale kombëtare “.al”. Pra për subjektet që duan të krijojnë një faqe web me atë domain, përdorimin e e maileve me atë domain apo për përdorime të tjera, duhet t’i shfrytëzojnë ato brenda një afati kohor, pasi sjellin pengesa për kompani të caktuara që kanë të drejtat e markës por që ajo hapësirë virtuale “.al” rezulton e zënë.

“Të gjitha domainet duhet të vendosen në një përdorim 1 vjeçar dhe pika e dytë e këtyre ndërhyrjeve është caktimi i një numri fillestar 5 domaine për individ dhe 15 domaine për organizata. Për 5 deri 15 domaine paraqitet vetëm formulari në AKEP ose te regjistruesi. Pas këtij numri, nuk ka asnjë kufizim. Thjesht duhet të japin edhe një arsyetim për çfarë do i përdorin këto domaine shtesë”, tha Jetmir Braha, Drejtor i Drejtorisë së Autorizimeve, AKEP.

Në Shqipëri janë të regjistruara 20 mijë domaine “.al” nga 2008 deri më sot. Por pse tashmë ka lindur nevoja për një rregullore të re?

“Regjistruesit e domaineve të cilët në fakt kanë të njëjtin rol në regjistrimin e domaineve rezulton se disponojnë rreth 28% të domaineve me “.al” dhe pasi kjo ka sjell në këtë situatë që AKEP u përball me ankime të keqpërdorimit të këtyre e-maileve”, tha Baha.

Organizata AIS, e cila ka mbi 20 domaine, disa jo në përdorim, kundërshton ndryshimet, pasi sipas tyre rregullorja e re krijon censurë.

“Nëse një subjekt do të tentojë që të marr një domain që sot e ka një media apo një organizatë, thjesht mund të shkojë të bëjë një regjistrim si biznes dhe e drejta që I jep AKEP duke ja mbrojtur të drejtën e emrit, e bën censurues për palën tjetër që e ka përdorur këtë emër. AKEP i ka tejkaluar kompetencat e tij ligjore. Ka shkelur Kushtetutën duke nxjerrë një rregullore që sjell kufizime në numër, në afate”, u shpreh Aranita Brahaj, Drejtore e organizatës AIS.

Një shkelje tjetër bëhet për shqiptarët e Kosovës, sipas drejtores së organizatës, ku modeli i ndjekur nuk është i ngjashëm me asnjë vend europian.

“Me modelin e vjetër të rregullores kishte pak më shumë liberalizim, tentonte ti jepte mundësi edhe këtyre qytetarëve, të cilët duhet ta përdorin hapësirën “.al” pa kufizim, sepse janë shqipfolës. Çfarë ndodh? Me rregulloren e re, një shtetas i Republikës së Kosovës duhet të ketë një rezident në Shqipëri që të marr një domain, dhe ky është një absurd!”, tha Brahaj.

Rregullorja hyn në fuqi në 1 shtator, por Brahaj tregon se do të paraqesë kërkesë për seancë dëgjimore pranë Kuvendit për të parashtruar vërejtjet.

ma.me

Next Post

Horoskopi, e hënë 30 korrik 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

Ç’po ndodh me shqiptarët në Preshevë? Si po i zbraz komunat Vuçiç dhe çfarë presin nga Tirana

April 13, 2026
SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

April 13, 2026
Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

April 13, 2026
Retorika VMRO-iste e veshur me Putinizëm, nuk mund të jetë alibi për rebelim të shqiptarëve

Reagim dhe dënim

April 13, 2026
Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

April 13, 2026
Gegnishtja në Parlament

Gegnishtja në Parlament

April 13, 2026
Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

April 13, 2026
Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In