• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati për biznesin, Rama: Agron Shehaj bën viktimën e fjalës së lirë, policia shkoi në mbështetje të IKMT-së

by Java News
21/10/2022 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me fermerët e Elbasanit ka folur edhe për akuzat e deputetit të PD-së, Agron Shehaj se i kanë dërguar policinë në dyert e bizneseve të tij. Kreu i qeverisë tha se policia ka shkuar në mbështetje të IKMT-së në biznesin në fjalë dhe gjithçka ka qenë pjesë e operacionit të konfiskimit të metrave katrorë pa leje.

Sipas Ramës, deputetët e opozitës ushqehen nga oligarkët, pavarësisht se akuzojnë mazhorancën për këtë gjë. Po ashtu, ai u shpreh se Shehaj bën viktimën e fjalës së lirë ndërkohë që qeveria po tenton t’i japë një goditje biznesmenëve që ndërtojnë pa leje me qëllim përfitimin. Ai tha se arsyeja pse PD e ka ankimuar vendimin e qeverisë në Kushtetuese është për shkak sepse “ata janë bashkë”.

“Dalin e vrau, e vrau, e vrau, Policia del pasdite një deputet atje dhe tregon se si regjimi po i prish biznesin. Nuk e di a e patë… Më kanë ardhur”. E vërteta është komplet tjetër. Kanë edhe një pafytyrësi monumentale. Policia nuk ka vajtur tek biznesi i deputetit. Policia ka vajtur në mbështetje të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në vazhdën e operacionit për të bllokuar dhe për të sekuestruar dhe konfiskuar të gjitha metrat katrorë të ndërtuara pa leje për qëllim fitimi nga ata “oligarkët” që na i faturojnë ne, por që në fakt janë këta që janë mësuar të ushqehen prej tyre, ka bllokuar godinën për të cilën pronari a investitori thoshte vazhdimisht e kam hotel dhe brenda na gjendet një biznes i një deputeti, një ballist foltoreje.

Se e them këtë të ballistit se është për të qeshur se këta që në kohën e Shefqet Musarajit dhe atyre epopeve dalin të fshehur nëpër kotece. Doli brenda me biznes në një ndërtim pa leje, të jashtëligjshëm. Dakord ka hyrë atje. Këta nuk e kanë problem të shkelin rregulla, ligje, sidomos me ndërtimet kanë një raport shumë patologjik se i duan pa leje, por si ka mundësi del në parlament atje kap foltoren dhe fillon policia, regjimi, Edi Rama. Ku di unë merr emra nëpër gojë, duan t’i mbylli  gojën… Ça ti mbylli gojën atij ne? Ai sa herë flet, ne na jep pikë. Si t’ia mbyllim gojën? T’i mbyllës gojën dikujt që të jep pikë kur flet. Bën dhe viktimën e fjalës së lirë. Dhe pavarësisht nga fakti që ne po i japim një goditje përfundimtare atyre që janë mësuar të hapen jashtë lejeve për qëllime fitimi, pra më të pasurve, janë po këta që çojnë në gjykatë kushtetuese ankesë.

Po ç’punë ka një parti politike të ankohet pse shteti kap disa biznesmenë në shkelje të ligjit? Pse duhet të shkojë një parti politike në gjykatë? Shumë e thjeshtë sepse janë bashkë. Ndryshe nga çfarë thonë. Flisnin për Kosovën e më bëjnë mua bashkëpunëtor të serbit, por kur vjen puna për ta mbrojtur Kosovën aty ku duhet mbrojtur bëhen me rusin”, u shpreh Rama.

Gjatë seancës plenare ditën e enjte, pati debate edhe për bizneset e deputetit demokrat Agron Shehaj. Deputeti demokrat akuzoi kryeministrin se në hakmarrje politike ka dërguar policinë në dyert e bizneseve të tij.

/s.f

Next Post
‘Opozita e zhytur në thesin e parave ruse’, Berisha i përgjigjet Ramës: Burracak

"Bardhi ka bërë pazar me Palokën?", Berisha komenton bisedimet për bashkim: Jemi të hapur për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In