• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati për Berishën, Jorida Tabaku përballet me deputetin gjerman Krishbaum në Berlin

by S T
11/10/2024 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jorida Tabaku sapo është kthyer nga Berlini, ku ka bërë përpjekje për të rivendosur një marrëdhënie normale me partinë simotër gjermane, CDU/CSU, marrëdhënie, që siç ajo vetë pohon, kanë humbur shumë gjatë debatit të brendshëm tre vjeçar të PD-së.

Por rikuperimi ka vështirësitë e veta, çka e tregoi edhe deklarata e zëdhënësit për Europën të grupit CDU/CSU, Gunther Krichbaum. Ai ishte kundër mënyrës sesi zoti Berisha po udhëheq PD-në dhe se CDU dhe PPE po mbajnë distancë prej PD-së së Berishës.

Në intervistën për emisionin “Pa Censurë”, zonja Tabaku tregoi çfarë kishte biseduar me zotin Krichbaum në Berlin, duke e parë atë si një qendrim individual.

“Diskutimi për këto çështje me zotin Krischbaum ishte i paevitueshëm. Me sa mundësi dhe hapësirë kam, përpiqem të ngrejë kauzën opozitare dhe, pasi mbarova diskutimin me të, i thashë se “ne shpenzuam një orë, por a e vure re që nuk u morëm me kundërshtarin tonë? Pra, kujt i shërben ky diskutim, ky debat i brendshëm në PD?!” tha zonja Tabaku në RTSH, duke vënë në dukje se përveç deklaratës kritike të deputetit Kirchbaum, kishte edhe një deklaratë mbështetëse për PD-në nga nënkryetari i grupit, Johann Wadephul.

“Si në PD që ka shumë zëra, edhe në çdo parti ka shumë zëra. Kjo është normale që të ketë disa qendrime, por në lidhje me PPE-në, ju e dini që çfarë ka ndodhur në këto tre vite dhe, në këtë rast, PD ka humbur nga mbështetja, se është marrë shumë me debatin e brendshëm, kur duhet të fokusoheshim tek kundërshtari. Tani, jemi në një moment që duhet të vazhdojmë të shohim përpara dhe ta rrisim këtë bashkëpunim,” u shpreh zonja Tabaku, e cila gjatë qendrimit në Berlin u takua me nivelin më të lartë të CDU-së që mbulon Ballkanin Perëndimor.

“Dëshira e tyre është që PD të bëhet sa më e fortë, të mos shpenzojë kohë me debate të brendshme, por ta shpenzojmë kohën për të parë sesi mund të ecim përpara dhe sesi mundet që të bëhemi më të fortë përballë kundështarit. Ky ishte dhe fokusi i gjithë diskutimeve që pata dje. E rëndësishme është që PD si me CDU-në, si me PPE-në dhe më partitë e tjera simotra ndan të njëjta vlera përsa I përket konservatorizmit, balancës së pushtetve, luftës ndaj korrupsionit, familjes, lirisë së fjalës, si dhe orientimin e saj strategjik, gjëra të cilat PD nuk i ndryshon,” tha Jorida Tabaku.

Next Post
“Duhet të zhbëhet”/ Pëllumb Xhufi: Pakti që dëmtoi rëndë Shqipërinë

“Jam gati kurdo që SPAK të më kërkojë për 21 Janarin”, Topi: Demokracinë e shkatërroi pazari Rama-Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Durrës! Gjendet i pajetë një person përballë Gjykatës së Apelit

E rëndë në Durrës! Gjendet i pajetë një person përballë Gjykatës së Apelit

November 6, 2026
Tronditet tregu global i teknologjisë, triliona dollarë humbje pas fitores së demokratëve në SHBA

Tronditet tregu global i teknologjisë, triliona dollarë humbje pas fitores së demokratëve në SHBA

November 6, 2026
Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

November 6, 2026
Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira kalimtare

Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira kalimtare

November 6, 2026
Rama fton sërish studentët në dialog, sofra e gurtë qëndron para Kryeministrisë

Rama fton sërish studentët në dialog, sofra e gurtë qëndron para Kryeministrisë

November 6, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

November 6, 2026
Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In