• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DEBATI/ Pasuritë e sekuestruara, deputeti i PD: I përdorin ish-pronarët përmes skemave! Kreu i AAPK, Xhaja: Nuk më rezulton!

by A. Q
14/09/2026 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një diskutim mbi administrimin dhe përdorimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara është zhvilluar në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, i drejtuar nga Fatmir Xhafaj.

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ngriti shqetësimin për raste të mundshme ku ish-pronarët mund të përfitojnë sërish nga pasuritë e sekuestruara, ndërsa kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Konfiskuara, Risena Xhaja, sqaroi procedurat e dhënies me qira dhe përdorimit të këtyre pronave.

Pyetje pati edhe kryetari Xhafaj, infoirmon TCH.

Debati në Komision:

Gjoni: Kam informacione se një pjesë e madhe e pasurive të sekuestruara shkojnë në duart e atyre që u janë sekuestruar, nëpërmjet mënyrave të ndryshme, me një çmim modest. Keni informacione në lidhje me këtë dhe a duhet të bëhen rregullime ligjore për këtë çështje? Ka pasuri të sekuestruara që janë vënë në dispozicion të shtresave sociale në qarkun e Lezhës?

Xhaja: Për përfituesit është e vërtetë që kam dëgjuar se kalojnë përmes të tretëve në mbajtësit e parë të pasurive. Ka qenë shumë i mbyllur informacioni për pasuritë e konfiskuara dhe të sekuestruara. Deri më sot mua nuk më ka rezultuar të ketë përfitues të tillë. Kur qiramarrësi plotëson deklaratën, është përgjegjësi e tij më pas dhe e organeve hetimore. Kjo është procedura jonë, qiraja është 1-vjeçare.

Gjoni: Unë di rast konkret që personi që ka pasur pronën, e ka marrë me qira dhe nuk ka sesi ai të denoncojë…

Xhaja: Ne sigurohemi që ish-pronari nuk e ka marrë pasurinë në përdorim, kaq mund të bëjë ligji. Deri më tani na ka rezultuar që personat që i kanë marrë me qira nuk janë të njëjtët. Sa i përket gjykatave, vetëm Gjykata e Shkallës së Parë ka kërkuar zyra arkivore, po e shohim. Financime ka pasur GJKKO është rikonstruktuar me këto fonde. Kanë përfituar edhe Gjykata e Shkallës së Parë dhe Prokuroria e Tiranës. Në Lezhë nuk ka pasur kërkesa nga agjencitë për të përdorur ambientet e sekuestruara.

Gjoni: Apartamentet e sekuestruara, a mund të shkojnë në dispozicion të shtresave në nevojë?

Xhaja: Përdoren vetëm për nevoja të shtresave vulnerabël dhe të policëve të rënë në krye të detyrës.

Xhafaj: Ju jeni administrues, nuk është merita juaj që objektet apo paratë janë sekuestruar. Detyra jua është administrimi, që ato pasuri të mos humbin vlerën. Pyetja është sesa mund të ndihmojë policia? Tjetra është sa pasuri shkojnë në favor të viktimave? Sa pasuri përdoren për efekt parandalues? Rezulton një kosto e lartë e administrimit nga ana juaj gjithashtu. Dhe sa objekte janë të përshtatshme që mund të vihen në dispozicion të institucioneve gjyqësore? Kemi disa gjykata me mungesë kapacitetesh. Po troje mund të ketë në lidhje me ndërtimin e mundshëm të këtyre institucioneve?

Xhaja: Aktualisht pasuri në administrim janë njësi dhe apartamente, por edhe kullota. Nuk kemi hapësira për t’ia vënë në dispozicion gjykatave. Institucione që kemi akomoduar kanë qenë vila dhe njësi. Bëjmë thirrje edhe për trojet kush ka nevojë nga institucionet. Sa i përket kostove të administrimit, jam e kënaqur se janë ulur, pavarësisht se është rritur numri i punonjësve. Ka ndikuar pjesa e rojeve, pasi duke i dhënë me qira është ulur numri i tyre. Gjithashtu kemi vënë depozita në lek dhe ne marrim përqindje shumë të madhe të interesit për to. Nuk kam shifër sesa pasuri janë dhënë në përdorim, por pjesa më e madhe shkon në komunitet. Institucionet kërkojnë troje për logjistikë më së shumti. Ne duam të bëjmë një mënyrë të ndryshme sesi duhet t’i shesim pasuritë e paluajtshme. Kemi 3 vite që nuk shesim pasuri, po presim vendimin e Gjykatës së Lartë për ta definuar këtë proces.

Next Post
Shpërdoruan detyrën në dëm të ministrisë së Bujqësisë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq 20 nëpunës publikë

I riu kërcënohet me mesazh dhe përndiqet në rrjetin social, Policia ia kalon çështjen Prokurorisë së Tiranës! Nisin hetimet për zbulimin e autorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

November 1, 2026
Kolegji Zgjedhor vendos më 13 gusht për ndarjen e mandatit në Tiranë të “Nisma-Shqipëria Bëhet”

Sulmet e Lapajt, Shabani denoncon incidentin poshtë banesës: Prindërit e mi nuk e meritojnë këtë!

November 1, 2026
Aksident i rëndë në Berat, makina bie në humnerë. Ja informacionet e para të policisë

Makina del nga rruga dhe bie në humnerë, gjendet një pistoletë pranë mjetit, ja për çfarë dyshohet

November 1, 2026
Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

November 1, 2026
Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

November 1, 2026
Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

November 1, 2026
Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

November 1, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Nëntor 2026

November 1, 2026
Shoqërohen në polici 4 gjimnazistë nga Durrësi në Malin e Zi: Incidenti pas simbolit të shqiponjës në Kotor

Shoqërohen në polici 4 gjimnazistë nga Durrësi në Malin e Zi: Incidenti pas simbolit të shqiponjës në Kotor

November 1, 2026
Zgjedhjet në Izrael/ 19 mandatet arabe mund të vendosin fatin e qeverisë, Eisenkot nis lëvizjen kundër Netanyahut

Zgjedhjet në Izrael/ 19 mandatet arabe mund të vendosin fatin e qeverisë, Eisenkot nis lëvizjen kundër Netanyahut

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In