• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati në “Urdhrin e Psikologut”, Laboviti i shkruan Ramës: E ka marrë peng Valbona Treska

by A R
17/06/2025 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Urdhrin e Psikologut vijon një debat i fortë për emrin se kush do ta drejtojë atë. Brunilda Laboviti, e cila thotë se është zgjedhur si presidente e Urdhrit në një mbledhje të datës 5 Qershor të këtij viti, i është drejtuar me një letër kryeministrit, disa ministrive dhe Prokurorisë së Tiranës në lidhje me situatën.

Ajo pretendon se mandati i Valbona Treskës, e cila është presidente aktuale e Urdhrit, e zgjedhur në vitin 2021, i ka mbaruar prej fillimit të muajit prill 2025. Për këtë arsye, janë organizuar një palë zgjedhje, ato të datës 5 qershor, ku kanë marrë pjesë 451 anëtarë të Asmblesë së Urdhrit.

“Nga të cilët 238 vota kanë qenë për kandidaten e zgjedhur tashmë si Presidente Dr. Brunilda Laboviti dhe 140 vota për kandidaten tjetër Znj. Elona Mustafaraj”, thuhet në letër.

Po Laboviti pretendon se më 13 qershor, pra një javë pas atij të 5 qershorit ku ajo thotë se u zgjodh presidente, u zhvillua një mbledhje “në kushte të panjohura”. Në letrën e saj thuhet se këshilli është mbledhur në ambiente të panjohura. Por përveç kësaj, sipas Labovitit, në këtë mbledhje është vendosur që anëtarë aktivë me të drejtë vote në mbledhjen e 5 qershorit kanë qenë 1480 psikologë.

Bazuar në procesverbalin e Komisionit Zgjedhor të asaj date, kanë marrë pjesë vetëm 451, duke mos arritur shumicën e thjeshtë të anëtarëve për të zgjedhur Presidentin e Urdhrit dhe njëkohësisht edhe Këshillin Kombëtar. Por Laboviti pretendon se ligji është interpretuar ndryshe dhe në mënyrë të paligjshme.

“Sikurse del në pah qartë, ky Këshill i paligjshëm dhe ish-Presidentja, në kundërshtim me njohuritë bazë që merren që në vitin e parë të Fakultetit të Drejtësisë, kanë vlerësuar që shumica e thjeshtë e anëtarësisë nënkupton 50%+1 votë, gjë e cila është absurde dhe krejtësisht e paligjshme, pasi shumica e thjeshtë është një votë që bën dallimin dhe ligji në fjalë nuk kërkon një kuorum pjesëmarrjeje dhe as për zgjedhjen. Kjo që pretendohet si shumicë e thjeshtë, në fakt është shumicë absolute dhe përfaqëson formën më të ulët të shumicës së cilësuar, e cila zakonisht shfaqet në format 2/3, 3/4, 3/5 etj”, thuhet në letrën e saj duke pretenduar se vetë Treska në vitin 2021 u zgjodh me votat e 421 anëtarëve.

Për këtë arsye, Laboviti akuzon Treskën se ka vendosur të mbajë peng institucionin e Presidentit të Urdhrit të Psikologut.

“Motivet dhe qëllimet e saj dhe bashkëpunëtorëve mbeten të paqarta, por sigurisht kemi të drejtë të dyshojmë që lidhen me keqdrejtimin dhe abuzimet që kanë ndodhur në urdhër nga krijimi deri më tani, për të cilat kërkohet me çdo kusht të sigurohet mbrojtje e paligjshme nga auditimi dhe kontrolli i anëtarësisë etj, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, nëpërmjet mosnjohjes së rezultatit të zgjedhjeve dhe pushtimit të zyrave dhe pasurive të tjera të Urdhrit”, thuhet në letrën drejtuar institucioneve.

Laboviti thekson se mosnjohja e zgjedhjeve përbën veprim të paligjshëm që cënon funksionimin normal të organit vetërregullues profesional.

“Më tej, interpretimi në mënyrë arbitrare dhe të gabuar i kuorumit dhe shumicës së thjeshtë, duke vendosur kritere të pabazuara në ligj për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve, bie në kundërshtim flagrant me të drejtën zgjedhore dhe parimet e përgjithshme të së drejtës publike”, thuhet në letër.

Ajo kërkon ndryshjen e organeve kompetente për rivendosjen e ligjshmërisë, duke akuzuar ndër të tjera Treskën edhe se mund të ketë konsumuar veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Sipas saj mosfunksionimi i institucionit vë në rrezik edhe detryrat e saj siç duhet ndaj sistemit të drejtësisë, arsimor, shëndetësisë dhe shumë fushave të tjera ku psikologut ligji i njeh “funksion të pazëvendësueshëm”.

“Në këto kushte, ju bëjmë thirrje të gjithë organeve ligjzbatuese të ndërmarrin veprime të menjëhershme, të qarta dhe të rrepta për të rivendosur ligjshmërinë dhe për të ndërprerë paligjshmërinë dhe të mos bien pre e lojërave procedurale për kërkime dhe pretendime ‘prima facie’ abuzive. Kultura e mosndëshkimit dhe e lejimit të lulëzimit dhe gëzimit të produkteve të veprimtarisë penale, sikurse në këtë rast, duhet të marrë fund dhe të mos lejohet që ky urdhër të bëhet rast, sikurse disa urdhra të tjerë. Gjykojmë që Ministritë pjesëmarrëse në Këshillin Kombëtar të rivlerësojnë qëndrimin e tyre duke larguar së pari anëtarët që thuajse nuk marrin pjesë kurrë, por që kanë marrë pjesë vetëm në këtë mbledhje për të ndihmuar Znj. Treska në realizimin e qëllimeve të saj kriminale, si dhe që po veprojnë në kundërshtim me ligjin dhe interesin publik në tërësi. Së fundmi, ju bëjmë thirrje të drejtpërdrejtë edhe pengmarrëses Znj. Treska dhe bashkëpunëtorëve të saj të Këshillit Kombëtar të vitit 2021 të heqin dorë sa më parë dhe të rivendosin ligjshmërinë duke lejuar kryerjen e funksioneve normale nga organet e zgjedhura në zgjedhjet e datës 05.06.2025”, tha Laboviti në letrën e saj.

Asambleja e Urdhrit të Psikologut kërkoi edhe në vitin 2024 shkarkimin e presidentes Valbona Treska. Por kjo e fundit sqaroi në “Opinion” asokohe se në mbledhje nuk ka qenë një e treta e psikologëve. Madje ajo pretendoi se asokohe ata që morën pjesë u manipuluan pasi nuk iu komunikua që do të shkonin për shkarkimin e presidentes.

Next Post
Bombarduesit amerikanë B-2 në Diego Garcia, “mesazh” për Iranin?

Bombarduesit amerikanë B-2 në Diego Garcia, “mesazh” për Iranin?

Comments 1

  1. ppa says:
    6 months ago

    Mire qe keto “psikopate” zihen per leshra e presin t’i ndaj kryeministri…po ju Java News (per te cilen kam respekt), pse mbushni faqet me brockullat e tyre?

    Reply

Leave a Reply to ppa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analizë | Amerika, “luftë të ftohtë” ndaj Europës për teknologjinë

Analizë | Amerika, “luftë të ftohtë” ndaj Europës për teknologjinë

December 26, 2025
Ish-sekretarja e Ministrisë së Mbrojtjes rrëfen implikimin e djalit të Berishës në masakrën e Gërdecit (DOKUMENTI)

‘Gërdeci’, prova e SPAK për Shkëlzen Berishën/ Juristja: Të gjitha tentakulat të çojnë te familja Berisha

December 26, 2025
Ethet e “Boxing Day”, miliona njerëz dynden në dyqane. Çfarë është kjo ditë?

Ethet e “Boxing Day”, miliona njerëz dynden në dyqane. Çfarë është kjo ditë?

December 26, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Mbi gjysma e të majtëve simpatizojnë Ramën dhe mbi gjysma e të djathtëve Berishën, por…

December 26, 2025
SHBA sulmon nga ajri Shtetin Islamik në Nigeri, Trump: I kam paralajmëruar më parë

SHBA sulmon nga ajri Shtetin Islamik në Nigeri, Trump: I kam paralajmëruar më parë

December 26, 2025
Reshje të pakta shiu/ Parashikimi i motit për sot, 6 shtator 2023

E premte me vranësira në mëngjes dhe kthjellime pas mesditës

December 26, 2025
SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com