Replika e Ramës dje ndaj përfaqësuesit rus në Këshillin e Sigurimit ishte epike dhe u bë shpejt virale në internet. E saktë, e duhur dhe me pak ironi brenda.
Nuk jam ndonjë adhurues i Ramës, përkundrazi, por duhet pranuar që Rama ka aftësi komunikimi dhe ka guxim të loze me gjëra më të mëdha se tregu shqiptar i politikës dhe se ai vetë.
Rama i bëri marketing vetes në botë, kjo është e qartë, por dhe Shqipërisë me këtë rast dhe kjo duhet pranuar.
Është ironike të shikosh “sovranistet” shqiptarë që i thonë Ramës “pse i flet ashtu një superfuqie si Rusia”, “e kush je ti që bën trimin me Rusinë”, në të njëjtën kohe që po këta “sovraniste” i bëjnë “karshillek” USA.
Në këtë drejtim kundërshtarët e tij janë aq pas në këtë lojë sa duken amatore në mos të prapambetur totalisht në stil dhe kapacitet, intelektual dhe komunikativ.