• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati në kryesi/ Tabaku: Përveç Berishës, asnjë përjashtim tjetër. Do bëjnë grup parlamentar. Gjana: Kur të duan. Nebijaj: Dhuna duhet dënuar

by Java News
11/01/2022 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku ka qenë kundër vendimit të Kryesisë së PD-së, për të përjashtuar nga partia 8 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit. Sipas Tabakut i vetmi që duhej të përjashtohej ishte Sali Berisha, i cili me vendim të kryesisë u largua përgjithmonë nga PD.

Ndërkohë Tabaku ka paralajmëruar se me përjashtimin e demokratëve që mbështesin Berishën, ata mund të formojnë një grup të ri parlamentar.

Nga ana tjetër Jemi Gjana ka pasur një mendim të kundërt me Jorida Tabakun. Sipas Gjanës, grupi i PD nuk ka lidhje me të përjashtuarit nga partia.

Kujtojmë se pas 8 orësh mbledhje, kryesia e selisë blu ka përjashtuar Bujar Nishanin, Flamur Nokën, Albana Vokshin, Edmond Spahon, Arben Ristanin, Klevis Balliun dhe Keltis Krujën.

Deklaratat në mbledhje:

Jorida Tabaku: Unë mendoj që të mos përjashtohen të gjithë por vetëm Sali Berisha si organizator i nismës. Nëse ne vendosim që ti përjashtojmë atëherë i japim mundësi që ata të krijojnë grup të ri parlamentar.

Jemin Gjana: Unë mendoj të kundërtën. Ne nuk kemi më lidhje me ta. Ne duhet ti përjashtojmë të gjithë. Nuk mendoj se nëse ne i bëjmë të reflektojnë nëse i pezullojmë. Ata e krijojnë grupin kur të duan.

Ori Nebiaj: Ajo çfarë ndodhi më 8 Janar nuk ishte rastësore por e paralajmëruar çdo ditë nga gjuha e urrejtjes që përfundoi në atë skenar që zoti desh të mbyllej pa viktima! e faleminderit Zot që ashtu ndodhi.

Si vajzë, si e re që e kam ndërtuar jetën time në këtë vend jam ndjerë e tmerruar nga gjithë ajo që ka ndodhur në oborrin dhe selinë e familjes tonë politike. Prandaj them me bindje se 8 Janari nuk duhet normalizuar, përkundrazi duhet të kemi një reagim dhe vendimarrje konkrete.

Modeli i pandëshkueshmerisë është ajo për të cilën ne luftojmë çdo ditë ndaj kësaj qeverie dhe asaj çfarë ka prodhuar kasta politike në 30 vite ndaj edhe nuk mund ta anashkalojmë kur ndodh në PD dhe kundër PD!

Nëse sot nuk tregojmë se kjo parti, edhe në këtë situatë të jashtëzakonshme nuk reagon dhe nuk merr vendime të forta për atë që ndodhi brenda shtëpisë tonë, atëherë nesër as unë e askush sdo kemi as moral e as fjalë për të garantuar shqiptarët se do i dalim zot atyre për sigurinë dhe ligjin e drejtë për familjet e tyre.

Smund të kemi vendimarrje me dy standarte. Dhuna duhet dënuar, sipas ligjit. Çfarë vizioni do i tregojme për të ardhmen nëse sot, në këtë situatë, nuk jemi modeli që nesër premton ti qeverisë?!

Nga kjo mbledhje e Kryesisë sot, përpara një vendimi të vështirë kam dy ndjesi që janë dhe konstatime.

Së pari ndjej dhe dëgjoj se më në fund anëtarët e kryesisë u çliruan dhe ishin krejtesisht të sinqertë në arsyetimet e tyre e kur mendoj nevojën e kësaj kryesie për të folur pa doreza në mënyrë të sinqerte dhe të prerë, qoftë dhe për të shfryrë tensionin, kuptoj disi masën e mllefit apo nevojës që anëtarësia ka që ne t’i dëgjojmë e ata të shfryjnë e të flasin mbi gjithçka i ka merzitur e dëshpëruar nga gjithë kjo situatë. Kryetar bëjeni këtë parti për të rinjtë dhe për ata mbi 600 mijë shqiptarë që na besuam në 25 prill!/m.j

Next Post
Google planifikon të na paralajmërojë, para se të godasë një tërmet

Greqia nuk gjen qetësi nga tërmeti, lëkundjet ndihen deri në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
Regjistër për objektet në bashkëpronësi/ Mazniku: Forcohet roli i administratorëve të pallateve

A do ndërhyhet në ndarjen territoriale?/ Paskuqani, Mazniku: Të pyeten qytetarët. Duhen reforma të qenësishme

January 29, 2026
VIDEO / Shpërthim dhe zjarr i madh në rafinerinë më të madhe të naftës në Turqi

VIDEO / Shpërthim dhe zjarr i madh në rafinerinë më të madhe të naftës në Turqi

January 29, 2026
DPT: Përllogaritja e kësteve të tatimit mbi të ardhurat njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve

Vjet mbi 20 mijë biznese të reja, kryeson Tirana me rreth 11.200 të tilla. Më pas vijnë Durrësi, Vlora e Fieri

January 29, 2026
Dilemat e PD dhe Kuvendi, Ivi Kaso: Riformatimi i Partisë Demokratike nuk është tabu

“Peleshi noter, Parlamenti realizon normën”, Kaso: Vetëm 3 deputetë dinë ç’është votuar për kodin penal

January 29, 2026
Hapësirat e përbashkëta, Mazniku prezanton p/ligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”

“Jemi në presion me kohën”, Mazniku flet për ‘Territorialen’: Procesi, me apo pa opozitën nuk ndalet më!

January 29, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

January 29, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

“Nuk duhet të bëhet dy herë i njëjti gabim”/Bejko: Berisha po vazhdon me të njëjtat skema bllokimi për Reformën Territoriale!

January 29, 2026
Fundi i një tabuje mesjetare, Franca heq konceptin e detyrimit martesor për marrëdhënie seksuale

Fundi i një tabuje mesjetare, Franca heq konceptin e detyrimit martesor për marrëdhënie seksuale

January 29, 2026
Zbrit nga ballkoni Sali dhe udhëhiq mosbindjen civile, ndryshe mos u tall me demokratët

“Reforma territoriale po ribëhet, sepse e para dështoi”, Mërtiri: U bë në funksion të politikës, jo të qytetarëve!

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In