• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati me Farage, Agron Shehaj: Rama, dëbuesi i emigrantëve, hiqet si hero i tyre nëpërmjet kapjes së mediave

by E S
02/07/2025 21:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar pas përplasjes publike mes Edi Ramës dhe Nigel Farage, duke e cilësuar atë një “teatër liderash populistë”. Shehaj argumenton se forca e Ramës për të bërë shpëtimtarin e emigrantëve shqiptarë, edhe pse është përgjegjësi për ikjen e tyre, vjen nga kontrolli mbi mediat dhe manipulimi i opinionit publik.

“Një teatër dhe dy lidera populistë që përfitojnë: Farage ekstremisti që mbron anglezët nga shqiptarët, Rama kryeministri që pasi jua bën jetën të pamundur në Shqipëri, tani shitet si mbrojtës i shqiptarëve.”

Për Shehajn, problemi thelbësor nuk është aftësia politike e Ramës, por infrastruktura e propagandës që ai ka ndërtuar përmes kontrollit të mediave.

“Por kjo nuk është çështje zotësie. Është rezultat i kontrollit pothuajse absolut që Rama ka mbi mediat. Në këto 12 vite ka ndodhur pikërisht kjo gjë, është manipuluar opinioni publik nëpërmjet kontrollit të informacionit.”

Ai kujton disa nga skandalet më të mëdha të qeverisë Rama, që sipas tij janë relativizuar nga ky kontroll mbi informacionin.

“Raste si ky kanë ndodhur në mënyrë të përditshme në këto 12 vite, nga skandali i inceneratorëve te McGonigal, nga mungesa e ilaçeve te arrestimi i Veliajt.”

Në fund, Shehaj paralajmëron se nëse nuk kuptohet rrënja e këtij pushteti të pakontrollueshëm, përballja me Ramën do të mbetet e kotë.

“Cila është zgjidhja? Zgjidhja është që të jemi të vetëdijshëm se kontrolli mbi mediat është burimi i pushtetit absolut të Ramës. Zhvendosja e vëmendjes në çështje dytësore si treni bullgar, listat e hapura, opozita e pareformuar, apo votat e diasporës, thjesht do të forcojë edhe më tepër pushtetin e Ramës”, thekson Shehaj.

Next Post
Serbia tronditet nga tërmeti, lëkundjet ndihen edhe në Kosovë

Rreziku nga tërmetet/ Shqipëria e treta në Evropë, por vetëm 3 % e pronave në vend janë të siguruara

Comments 1

  1. Anonymous says:
    1 year ago

    K/hajduti i Shqiperise e shqiptarve,eshte ai qe detyroje,shqiptaret masivisht te braktisin vendin.Ky eshte nji qenie gjalle i ndyre,i neveriteshem,antishqiptare.Pore eshte nji fakt tjeter,qe shqiptaret e kerkun vete te keqen,qe eshte k/hajduti.Prandaj e kemi hake qe pime uje fuciash,pensione qesharake,spitale cope,cope.K/hajduti shquhet edhe per vjedhjen,shperdorimin e parve te taksa paguesve,e plackitjen e pasurive te vendit.Me nji fjale te thjeshte,per k/hajdutin invesitor strategjik.Prandaj kerkuam belane gjetem,biles k/hajduti duhet ti ule fare persionet,nen 5000 leke te reja.Te urdheroje spitale te mose na sherbejne,edhe pse sherbimi eshte mizore,edhe ujin te na e ndrprese qe mbushim fucit,qe krimbat te mose ngordhin.Qe te na japin koston sic e meritojme,nga injoranca,e pa dija jone.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In