• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati/ Kulluri: 14 Maji nuk ishte test i vërtetë. Reagon Çupi: PD e Bashës, s’mund të rritet

by Java News
19/10/2023 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vijon debati mes sekretarit për Marrëdhënien me Publikun në PD, Edvin Kulluri dhe analistit Frrok Çupi në emisionin “Real Story”.

Kulluri ka deklaruar se zgjedhjet e 14 Majit nuk ishin një test i vërtetë, ndërsa analisti iu kthye duke i thënë se Partia Demokratike e Lulzim Bashës nuk mund të rritet dhe këtë e kanë treguar parti më të mëdha pas Luftës së parë botërore dhe pas Luftës së Dytë Botërore, të cilët kanë luajtur fatet e kombeve.

Kulluri: Këtu ka vetëm një rrugë për të qene kompetitiv zgjedhjet e ardhshme. Të jesh më i mirë se të tjerët, në ekip elektoral flas, lista deputetësh më të mira, më përfaqësuese dhe të kesh një program më të qartë politikë. Në këtë aspekt ne jemi në një periudhë pune, që është një provë në të cilën na ka vënë opinioni publik. Nëse ne nuk dalim me kandidatë më të mirë dhe nuk dalim me një program të qartë politik, patjetër që nuk do të marrim rezultatin që presim. Nëse i bëjmë mirë këto të dyja patjetër PD do rritet, nuk do të mbetet më e vogël siç është sot.

Sepse ka një problem që kjo votë që është sot, është dhe pasojë e konjukturës elektorale. Për shembull, thonë që Sali Berisha ka 500 mijë vota, kjo është një gënjeshtër aq e madhe sa një elefant. Koalicioni ka marrë 500 mijë vota me gjithë kandidatën, por votat për këshillë bashkiak janë 250 mijë. Mos harrojmë një gjë që PD nuk ka pasur kandidatë te 50 bashki, të cilët natyrisht që do të votoheshin. Ti ke në Shkodër Xhemal Bushatin që ka marrë 6 mijë e 500 vota përpara një viti, sot do dilte dhe më mirë me këtë rezultat. Pra, nuk kemi pasur një test të vërtetë më 14 maj. Por a janë këto vota më shumë se votat e PS? Kjo është pikëpyetja.

Çupi: Në parti ndodh që po fillojë rënia, nuk ka rrugë dykalimshe. Domethënë, rënëia është rënie deri në eleminimin e partisë dhe nuk ka kthim pas. Nuk mund të jesh një parti që shkon drejt zhdukjes dhe të rikthehesh. Është e pamundur. Ne kemi sot një parti të vogël që është partia e Bashës dhe nuk mund të ndodhë që të bëhet më e madhe sesa është sot. Ka pasur parti shumë të mëdha pas Luftës së parë botërore dhe pas Luftës së Dytë Botërore, të cilët kanë luajtur fatet e kombeve. Ka filluar rënia dhe kurrë nuk janë kthyer më./m.j

Next Post
“Shpërblimi”/ Berisha ndan postet: Bardhi kryetar i grupit të “Foltores”, Noka Sekretar i Përgjithshëm

Berisha s'ka fuqi? Anëtari i kryesisë së PD: Gaz Bardhi do të marrë vendin e Flamur Nokës! Lufta brenda llojit...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In