• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati/ Klosi: Termi emigrantë ka rënë, shqiptarët janë diaspora. Ish-deputeti i OMONIA: Në takimin e Athinës s’kishte asnjë flamur grek

by Java News
13/05/2024 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një debat mes sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi dhe ish-deputetit të OMONIA-s, Panajot Barka ka ndodhur këtë të hënë në studion e‘Real Story’.

Ky i fundit ka deklaruar se në takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Greqi nuk kishte asnjë flamur grek dhe nuk pati asnjë reagim nga salla.

Klosi e ka kundërshtuar, duke i thënë se në ekranin në podium janë shfaqur të tillë. Sipas Klosit, termi emigrantë ka rënë, shqiptarët janë diaspora dhe kanë të njëjtat të drejta si të grekët.

Debati në studio:

Barka: Unë mendoj se që nga dje jemi në një nivel tjetër të marrëdhënieve dhe këtu vihet në qendër Edi Rama. Ai shfrytëzoi ato ‘artificat’ për të qenë më i shpenguar në fjalimin e tij dhe të gjitha rezultatet e fjalimit dhe vizitës së tij janë në favor të Edi Ramës në aspektin personal. Por do të kisha disa rezerva për sa i përket ecurisë së marrëdhënieve mes dy vendeve, vërtetë Rama përdori një retorikë evropiane, por pas kësaj retorike kishte disa gjëra të cilat mendoj që do jenë pengesë dhe do të vështirësojnë klimën e marrëdhënieve.

Së pari, ata që Rama u tha jeni qytetarë grekë dhe jeni të barabartë me grekët, jo shërbëtorë të dikurshëm, por të zotët e së njëjtës shtëpi nuk kishin asnjë flamur grekë. Në mënyrë shumë të papranueshme nuk interpretua, himni kombëtar grek dhe kjo është totalisht e papranueshme në një festë ku ti pretendon që ata janë të pabarabartë me grekët.

Klosi: Në momentin kur ne folëm në ekran u shfaqën tre flamuj, grek, shqiptar dhe europian. Edhe nuk pati asnjë reagim në sallë. Ju mbase keni të drejtë që mund të kishte flamur grek dhe në sallë, por në podium ishte. Këtë jua dëshmoj unë që isha prezent.

Barka: Unë nuk asnjë kundërshtim si do t’i quajmë, është komuniteti shqiptar në Greqi. Ata janë emigrantë…

Klosi: Termi emigrantë ka rënë, ata janë diasporë, janë qytetarë, paguajnë taksa, jetojnë dhe punojnë në Greqi, janë njerëz që jetojnë me dy pasaporta, bëjnë të njëjta punë, ata janë shqiptarë të Greqisë dhe tani nuk kanë nevojë më të ndërrojnë as emrin dhe as fenë./m.j

Next Post
FOTO/ ‘Dita e kiametit’ mbërriti: Flamur Noka do jetë lektor për politikanët e rinj më 17 maj

FOTO/ 'Dita e kiametit' mbërriti: Flamur Noka do jetë lektor për politikanët e rinj më 17 maj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhunuan shefin e Krimeve në Sarandë, Gjykata lë në qeli 6 truprojat e arrestuar të lokalit!

U lanë në paraburgim për dhunimin e shefit të Krimeve të Sarandës, Gjykata zbardh masat ndaj 6 truprojave të lokalit: Për 45 ditë…

August 20, 2026
Aksione nga Ksamili në Kukës! Vrasja e turistit portugez, policia vijon kërkimet për shqiptaro-amerikanin që nisi sherrin dhe pronarin e hotelit

Aksione nga Ksamili në Kukës! Vrasja e turistit portugez, policia vijon kërkimet për shqiptaro-amerikanin që nisi sherrin dhe pronarin e hotelit

August 20, 2026
EMRAT/ Plagosja me hanxhar e 45-vjeçares në Delvinë, kapet autori i dyshuar i krimit, pistat e hetimit!

EMRAT/ Plagosja me hanxhar e 45-vjeçares në Delvinë, kapet autori i dyshuar i krimit, pistat e hetimit!

August 20, 2026
Edhe tifozët kërkojnë ‘kokën’ e Infantinos, peticion botëror për dorëheqjen e kreut të FIFA: Tradhti që s’do harrohet kurrë!

Edhe tifozët kërkojnë ‘kokën’ e Infantinos, peticion botëror për dorëheqjen e kreut të FIFA: Tradhti që s’do harrohet kurrë!

August 20, 2026
Lufta kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, Kryeinspektori Sula firmos paktin me kreun e AIF: Goditje veprimtarive të paligjshme!

Lufta kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, Kryeinspektori Sula firmos paktin me kreun e AIF: Goditje veprimtarive të paligjshme!

August 20, 2026
“Nuk na mbyllin dot”- I moshuari me bastun rrëfen revoltën: Të mos shkrihet Bashkia e Maliqit, me kryetarin e Këshillit u përplasa se…

“Nuk na mbyllin dot”- I moshuari me bastun rrëfen revoltën: Të mos shkrihet Bashkia e Maliqit, me kryetarin e Këshillit u përplasa se…

August 20, 2026
“Arti, një përpjekje për të mos u çmendur”- Rama prezanton ekspozitën në Berlin, gazeta prestigjioze ‘El Pais’ artikull për kryeministrin: Përballë Pikasos…

“Arti, një përpjekje për të mos u çmendur”- Rama prezanton ekspozitën në Berlin, gazeta prestigjioze ‘El Pais’ artikull për kryeministrin: Përballë Pikasos…

August 20, 2026
Dhunë ndaj shefit të Krimeve në Sarandë! Mateo Bakalli përfundon në spital, u godit me grusht

Plagoset 45-vjeçarja në Delvinë, mister rrethanat dhe shkaqet, ja si paraqitet gjendja në spital!

August 20, 2026
Vit i ri, avaz i vjetër! Rikthehen radhët në kufi, fluks emigrantësh dhe mjetesh në Kapshticë!

Vit i ri, avaz i vjetër! Rikthehen radhët në kufi, fluks emigrantësh dhe mjetesh në Kapshticë!

August 20, 2026
“Ne jemi për 100 bashki”- PD reagon pas mbledhjes së Këshilli të Maliqit, Alolli: 95% e banorëve kundër bashkimit me Korçën!

“Ne jemi për 100 bashki”- PD reagon pas mbledhjes së Këshilli të Maliqit, Alolli: 95% e banorëve kundër bashkimit me Korçën!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com