• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati/ Kadilli: Akuzuan njëri-tjetrin për vrasje e vila në Lalëz, tani bashkohen. Baçi: Kritikat pa marrë pjesë në aksion

by Java News
08/03/2024 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Rithemelimit Luan Baçi dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Fatbardh Kadilli debatuan në “Studio Live”.

Pjesë nga debati:

Baçi: Kritikat, këshillat nga larg pa marrë pjesë në aksionin opozitar më duken të pavlefshme. Mendoj se duke qenë brenda mendimet jepen më mirë. Edhe kuptimet bëhen më mirë, kur janë dashamirëse. Parë në këtë këndvështrim asgjë nuk na ndalon të bëhemi bashkë me mendime. Pse ta paragjykojmë këtë lëvizje. Mund të jetë ashtu siç e gjykoni ju për karrierë.

Ama ne e shohim si lëvizje e duhur për të qenë të gjithë bashkë. Dhe e patë në protestën e 20 shkurtit. Tregoi se PD është bashkë. Të heqim dorë nga këto etiketime Rithemelimi, PD zyrtare. Nuk mund ti fuqizoj vula. Vjedhin fonde me ato 2-3 deputetë që ka Lulzim Basha. Fatbardhi ka qenë kritik në kohën e Bashës. Ka qenë kritik publik. Por më duket qëndrimi i një Bashe që loz me vulën apo siglën. Mbështetja ndaj njërit që nuk ka oksigjen.

Kadilli: Flasim për dy realitete, sado të ndryshme unë besoj se janë krijuar me motive politike. Ndryshimi i pozicioneve pa shpjeguar ndryshimin politik, është karrierë është llogari. Nuk shqetësohem nëse PD ndahet apo bashkohet. Shqetësohem nëse disa protagonistë akuzojnë me akuza të rënda njëri-tjetrin. Për vila në Lalëz.

Baçi: Çfarë rëndësie ka kjo Fatbardh? I kam dëgjuar. Dhe ke të drejtë, por janë probleme të tyre dhe t’i zgjidhin në gjykata. Mua më intereson se çfarë kërkojnë demokratët.

Kadilli: Vijoj të jem kritikë sepse nuk më pëlqen ideja e tyre politike.

Baçi: Hajde të shtojmë akuzat brenda.

Kadilli: Nuk akuzoj njeri për hajdut vrasës. Pas akuzës kam edhe autokritike politike. Nëse i them dikujt vrasës ai ose është vrasës ose unë jam shpifës. Nuk mund të fitohet respekti pasi i ke thënë të 101-tat tjetrit. I kam mbajtur qëndrimet pa u ndarë PD-ja. Pengesat më të mëdha në kryesi për të ndryshuar statutin i kam pasur nga këto që u bashkuan edhe një herë. PD është instrumenti më i fuqishëm për të prodhuar politikë. Veshi i qytetarit nuk është ajo protesta në datën x apo y. Mbushet sheshi me një parti që ka 100 mijë anëtarë. Por a i flasim dot qytetarit të na besoj kur çfarë nuk i kemi thënë njëri-tjetrit? Bashkimin nuk e shoh me entuziazëm. Shoh humnerë mes PD-së dhe qytetarit./m.j

Next Post
Beleri s’përmbahet nga qelia: Nder që kam në krah dy shtyllat e opozitës, Metën dhe Berishën

Beleri s'përmbahet nga qelia: Nder që kam në krah dy shtyllat e opozitës, Metën dhe Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

40 vjet pas Çernobilit, Senati italian i jep dritën jeshile ligjit të ri për energjinë bërthamore

40 vjet pas Çernobilit, Senati italian i jep dritën jeshile ligjit të ri për energjinë bërthamore

September 23, 2026
Falsifikimi i certifikatës së COVID, trajneri i Zvicrës për Xhakën: E ka kuptuar që ka bërë gabim! I bindur se do të gjejmë një zgjidhje

Falsifikimi i certifikatës së COVID, trajneri i Zvicrës për Xhakën: E ka kuptuar që ka bërë gabim! I bindur se do të gjejmë një zgjidhje

September 23, 2026
Zelensky flet në OKB: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

Zelensky flet në OKB: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

September 23, 2026
Dyshohet si kumbar i grupeve shqiptare të narkotrafikut, kush është Shpëtim Aliu që u arrestua në Rusi, i njohur me nofkën “Salvatore” (FOTO)

Dyshohet si kumbar i grupeve shqiptare të narkotrafikut, kush është Shpëtim Aliu që u arrestua në Rusi, i njohur me nofkën “Salvatore” (FOTO)

September 23, 2026
Meloni sulmon ashpër Izraelin: Keni kaluar vijën e kuqe, kryet një masakër ndaj civilëve në Gaza

Meloni sulmon ashpër Izraelin: Keni kaluar vijën e kuqe, kryet një masakër ndaj civilëve në Gaza

September 23, 2026
Ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit, emërime të reja në disa drejtori kufitare dhe komisariate

Arrestimi i Shpëtim Aliut në Rusi, Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

September 23, 2026
Mbushi Evropën me drogë, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

Mbushi Evropën me drogë, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

September 23, 2026
“Mund të sulmohej Europa”, Trump në OKB: Irani s’do ketë më armë bërthamore

Ulja e çmimit të energjisë në tregun vendas, Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA

September 23, 2026
“Milici terroriste”- Mbreti i Arabisë Saudite sulmon rebelët jemenas: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm!

“Milici terroriste”- Mbreti i Arabisë Saudite sulmon rebelët jemenas: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm!

September 23, 2026
Infantino propozon rishikim të pavarur të qeverisjes në FIFA pas reagimeve për të drejtat komerciale -

Plani i Infantinos për të mbajtur postin në FIFA, parashikohet një ndërhyrje në OKB!

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com