• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati ka degraduar se si të fshehim faktin që Gramozi ka 88 vota në Kuvend

by Mero Baze
12/09/2017 08:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka dy paradokse të mëdha në debatin për “rrjedhjen” e votave të PD në favor të Gramoz Ruçit. Paradoksi i parë është ai i PD, që debaton nëse janë blerë votat, nëse janë manipuluar, apo nëse janë dhënë me dëshirë. Dhe si përfundim, Berisha i vuri kapak, që nuk janë vjedhur. Pra, ngelet që janë blerë, apo janë dhënë me dëshirë.

Paradoksi i dytë është anashkalimi i debatit për votat e LSI. LSI ka pasur së paku shtatë vota hapur pro Gramoz Ruçit. Për këto, jo vetëm nuk diskutohet, por LSI lavdërohet si shembull i mirë, që ka larguar deputetët nga salla. Biles kritikët më të fortë të PD, marrin këtë si model sjelljeje.

Tani që të jemi seriozë, debati po bëhet pse është votuar formalisht Gramoz Ruçi, apo sa vota ka Gramoz Ruçi në këtë Parlament.

Nga një llogari e thjeshtë, pa asnjë ekzagjerim, Gramoz Ruçi ka së paku 88 vota në këtë Parlament. Nëse procesi do ishte i lirë, nëse LSI nuk do kishte ikur, për Gramoz Ruçin do të votonin 88 deputetë.

Nëse e keni seriozisht debatin, se këtij njeriu nuk i duhet dhënë vota, diskutoni këtë fakt, dhe jo marifetet si ai të mos merrte 88 vota.

Ata deputetë janë në sallën e Parlamentit dhe do të jenë katër vjet, dhe 88 prej tyre janë pro Gramoz Ruçit.

Pikërisht këtu nis dhe keqkuptimi i debatit.

I gjithë debati po zhvillohet për mënyrën se si duhet fshehur ky fakt, dhe jo si duhet të mundej Gramoz Ruçi. Pra, të gjithë palët kundërshtare, bien dakord që Gramoz Ruçi i ka këto vota, por nuk ishte mirë që të merrej vesh.

Kjo është banale dhe apolitike

Përderisa Gramoz Ruçi i ka këto vota, atëhere ai është njeriu më i votuar i Parlamentit dhe këtu mbyllet çdo debat. Pastaj arsyet përse LSI dhe PD kanë zgjedhur deputetë që duan dhe Gramozin, është problem i tyre, por kjo nuk rregullohet më.

E vërteta është se Garmozi i ka ato vota dhe me mënyrën se si debaton, PD dhe LSI e pranon këtë fakt. Debati mes tyre tani ka mbetur tek taktikat dhe teknikat se si mund të fshihet ky fakt. Rrethi i Berishës në PD, i sugjeron PD-së, se duhet të kishte vepruar si LSI, të ikte nga seanca për të fshehur deputetët tradhtarë. LSI duket e qetë që e ka fshehur pafuqinë e saj përballë Gramozit. Shtypi zien të gjejë tradhtarët e PD. E gjitha kjo është një banalitet, pasi provon faktin që Gramozi i ka këto vota, por thjesht duhet fshehur. Pra debati ka përfunduar në pikën se si të gënjejmë popullin që nuk jemi me Gramozin dhe jo se si jemi kundër Gramozit. Kjo, thjesht e bën më qesharake opozitën dhe ia rrit më shumë autoritetin Gramozit në Kuvend.

Zotësi e opozitës është të rrijë në sallë, të votojë dhe të përballet me popullaritetin e Gramozit, dhe jo të diskutojë si mund të shmangë përballjen me të.

Në këtë pike, PD më duket se është më e ndershme që ka qëndruar në sallë dhe me e përgjegjshme që ka votuar. Së paku tani e dimë që tre deputetë të PD, janë me Gramozin. Po të kishte qëndruar dhe LSI, mund të ishin dhjetë, por do fshihej fakti që tre ishin të PD dhe do t’i merrte përsipër të gjithë LSI. E vetmja gjë që ka bërë mirë LSI, është që ka dëmtuar PD-në, duke e nxjerrë zbuluar, por jo se ka dëmtuar Gramozin. Thjesht ka fshehur pafuqinë e saj për t’u përballur me të. Dhe mirë ka bërë, që nuk e ka nisur me humbje, por nuk shikoj gjëkundi ndonjë fitore. E vetmja fitore është e atij që i ka 88 vota në Parlament. Të tjerat janë variacione gënjeshtrash, se si ta fshehim këtë fakt.

Next Post
VIDEO / Rama thotë “Mirëmëngjes” me pamjet e shkollës së re “Hasan Tahsin”

VIDEO / Rama thotë "Mirëmëngjes" me pamjet e shkollës së re "Hasan Tahsin"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

March 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Mars 2026

March 27, 2026
Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

March 27, 2026
“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

March 27, 2026
Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In