• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Debati i pazakontë / Prokurorja u plagos nga tërmeti, anëtari i KLP: T’i çojmë dy vetë, ti ngrejmë moralin të paktën

by A R
04/02/2020 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një debat i pazakontë është zhvilluar një mbledhje e Këshillit të Lartë të Prokurorisë së datës 27 dhjetor 2019, mes anëtarit të KLP Tartar Bazajt dhe kryetarit Gent Ibrahimi.

Gjatë mbledhjes, Bazaj ka propozuar që dy anëtarë të Këshillit të vizitonin në Spitalin Ushtarak një kandidate për prokurore Xhoana Mehmetaj, për t’i ngritur moralin, pasi e kishte zënë poshtë banesa në Durrës, e shembur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, duke e dëmtuar në shtyllën kurrizore.

Në përgjigje të kërkesës së Bazajt, kryetari i KLP, Gent Ibrahimi ka pohuar se gjëra të vogla si këto nuk ka nevojë të diskutoheshin në Këshill, për sa kohë që Këshilli nuk ka instrumente ligjore për të vënë në dukje humanizmin e vet.

Por, Bazaj ka këmbëngulur se kjo ishte një gjë e madhe, ndërsa ka kujtuar se kryeministri Edi Rama se në raste të tilla ka ikur në çdo shtëpi. Ndërkaq, ka ardhur sërish reagimi i kreut të KLP, i cili ka pohuar se duheshin parë mundësitë ligjore për këtë çështje.

Por, Tartar Bazajt ka pohuar se reagimi jo vetëm është detyrim ligjor i Këshillit, por se anëtarët e KLP janë si prindër në thonjëza të prokurorëve. Debati është mbyllur me ironi nga Ibrahimi duke pohuar se “kështu e lëmë atëherë që jemi prindër të prokurorëve”.

Më 24 janar, Bazaj i ka kërkuar informacion Gent Ibrahimit, përmes një shkrese zyrtare, se përse në adresë të tij në zyrën e KLP-së, nuk ka mbërritur asnjë kartolinë urimi për Vitin e Ri, ndryshe nga sa ka ndodhur për anëtarët e tjerë të KLP-së.

Po ashtu, Bazaj i ka kërkuar informacion Ibrahimit edhe se pse tollonat e karburantit ndahen me copa, përse është anuluar tenderi i mjeteve dhe përse nuk plotësohet komisioni mbrojtjes së prokurorëve.

-Tartar Bazaj: Para tre ditësh jam ndodhur fare rastësisht tek Spitali Ushtarak për të vajtur tek një miku im, i cili ishte shtruar në spital dhe përballë ishte një prokurore magjistrate, e cila e cila është goditur që në datën 26 nëntor, i ka rënë shtëpia dhe është goditur në shtyllën kurrizore dhe situata e saj është e rëndë. Unë i thash: A ke vënë në dijeni njeri?

Më tha: Kam vënë dikë (po pa më thënë emrin e anëtarit të Këshillit). Sinqerisht jam ndjerë keq pasi ajo (Xhoana Mehmetaj) ka goditur disa vertebra. Ajo është magjistrate e re, e cila pret emërimin këto ditë. Për fat të keq kishte shkruar tek prindërit në Durrës dhe pallati u tund, tha. Sot ajo vuan shpirtërisht dhe moralisht. Të paktën Këshilli, t’i çojë dy përfaqësues t’i shkojnë dhe t’i ngrenë moralin.

-Gent Ibrahimi: Pa dyshim që ka disa gjëra të vogla si këto që nuk ka nevojë t’i diktojmë në mbledhjen e Këshillit. Për sa kohë që Këshilli nuk ka instrumente ligjore për të vënë në dukje humanizmin e vet, nuk është nevoja që ta trajtojmë në mbledhjen e Këshillit.

-Tartar Bazaj: Kjo është magjistrate z. kryetar dhe nuk është gjë e vogël. Unë mendoj se është gjë shumë e madhe. Madhe pse mos ta diskutojmë që të gjejmë të gjithë instrumentet ligjore për ta trajtuar, sepse ajo mund të ketë nevojë edhe për kurim jashtë. Kryeministri i vendit ka ikur për çdo rast në çdo shtëpi, jo më një magjistrate e re që do të jetë prokurore e Republikës së Shqipërisë gjithë jetën të duket një gjë kaq e vogël.

-Gent Ibrahimi: Nuk thash aspak këtë gjë. Nuk thashë se është e parëndësishme. Thashë që çështjet që shtrohen këtu duhet të jenë të përgatitura. Nuk mund të reagojmë në mënyrë emocionale ndaj informacioneve dhe duhet të shohim mundësitë ligjore që kemi ne për të vepruar.

–Tartar Bazaj: Jo jo, ky është edhe detyrim ligjor me sa kuptoj unë, sepse ne jemi si prindër në thonjëza të prokurorëve.

-Gent Ibrahimi: Kështu e lëmë atëherë që jemi prindër të prokurorëve dhe e mbyllim mbledhjen e sotme. Faleminderit për durimin tuaj.

Next Post
Aksidenti në Elbasan/ I dyshuari ndiqej nga policia, zbardhen emrat e të plagosurve

Aksidenti në Elbasan/ I dyshuari ndiqej nga policia, zbardhen emrat e të plagosurve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In