• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati është “çdo të bëjmë me presidentin”, jo “çdo të bëjmë me zgjedhjet”

by Mero Baze
27/06/2019 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Gjykata më e lartë për zgjedhjet në Shqipëri, i ka dhënë fund çoroditjes dhe çmendurisë që tentoi të mbjellë presidenti Ilir Meta dhe kori i opinionistëve, si dhe gjithologët gdhë, të rekrutuar për t’i shërbyer çmendurisë. Tani çmendurinë duhet ta mbajë në derë presidenti, meqë ai e zyrtarizoi me “dekret”.

Gjykata, edhe pse nuk ka qenë e përgatitur për çmendurinë e dytë, i ka dhënë gjithësesi përgjigje dhe kësaj të sotmes.

Gjykata thote se “Presidenti as mund të ndryshojë, as mund të shfuqizojë datën e zgjedhjeve”.

Arsyetimi është njësoj, si për ç’dekretimin, ashtu dhe për ricaktimin e datës se zgjedhjeve. Këtë herë nuk ka nevojë, as për hutim, as për çoroditje, as për hipoteza, as për debat.

Dekreti i ri është vazhdim i historisë së vjetër. Dhe është po aq “Nul”.

Këtë na e ka thënë paraprakisht Gjykata në vendimin e zbardhur sot: “Kolegji çmon të bazuar qëndrimin e KQZ-së, ku shprehet në vendim se: “dekretimi duhet bërë duke respektuar periudhën zgjedhore (neni 8)”, dhe se dekretimi duhet bërë jo më vonë se 9 muaj … (neni 9)”.

Presidenti i Republikës ka kompetencë të kufizuar në kohë, dhe tej kësaj kohe, ai nuk ka më asnjë kompetencë për të vepruar në këtë drejtim. Pra, as mund të ndryshojë dhe as mund të shfuqizojë datën e zgjedhjeve.

Debati për datën mbyllet ketu, por debati për rolin e presidentit si burim i krizës politike dhe shkelës i çertifikuar i Kushtetutës, mbetet.

Ky është debat më i thellë, më akut, më i domosdoshëm.

Sot presidenti i Republikës ka mbledhur disa ambasadorë të Perëndimit në Shqipëri, dhe në mënyrë të hapur, ka dënuar në takim, rolin e përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Italisë, në këtë krizë.

Jo aq rastësisht, Italia dhe SHBA, janë dy miqtë më të mëdhenj të Shqipërisë, që kanë siguruar krijimin dhe ekzistencën e shtetit shqiptar.

Presidenti u ka thënë ambasadorëve se përfaqësuesit e atyre dy vendeve do të jenë përgjegjës nëse Shqipëria digjet ditën e diel, dhe ka folur më një gjuhë të çartur, prej një njeriu që ka humbur ekulibrin mendor.

Asnjë ambasador rus, përfshi dhe ata sovjetik, nuk kanë guxuar të flasin në Shqipëri me këtë gjuhë.

Ato deklarata janë bërë në sytë e gjithë ambasadorëve, dhe populli shqiptar duhet të distancohet nga presidenti i vet, një orë e më parë. Askush nuk mund të shpallë në emër të presidentit të Shqipërisë, një vend armik me Shqipërinë, përfaqësuesit e SHBA dhe Republikës së Italisë.

Njeriu që ka uzurpuar zyrën dhe ka bërë sot atë gjest, nuk përfaqëson shqiptarët, nuk përfaqëson historinë e këtij vendi dhe as të ardhmen e tij. Ai duhet të izolohet një orë e më parë, në mos si një tradhtar i lartë, se kështu e vlerësojmë shumë, si një i çmendur me rrezikshmëri të lartë publike.

Presidenti i Republikës ka bërë një provokim të ri, jo për të zgjidhur krizën, por për ta zgjatur krizën. Njeriu që gjoja në emër të zgjedhjeve pa opozitën (që e ka urdhëruar vetë të rrijë jashtë zgjedhjeve), futi Shqipërinë në krizë, ka shpikur një datë tjetër zgjedhjesh, të cilën nuk e pranon as opozita, as shumica, por është pjesë e planit të tij, që t’i jap shanse flakëve të përpijnë vendin.

Presidenti është vënë qartazi në krye të një kryengritje kundër rendit kushtetues, që nuk respekton vendimin e Gjykatës më të lartë për zgjedhjet në Shqipëri, që është Kolegji Zgjedhor, dhe që përpiqet të përdorë zyrën e presidentit, si shtab revolucioni për t’i vënë zjarrin vendit.

Nese Edi Rama deri sot ka dëshmuar vendosmëri se nuk i shtyn zgjedhjet, sepse përndryshe rrezikohet sistemi demokratik në Shqipëri, sot ai duhet të dalë e të deklarojë se nuk e shtyn shkarkimin e presidentit, sepse ndryshe rrezikohet rendi kushtetues i vendit.

Ne maj te 2017, ai provoi te mbronte demokracinë dhe zgjedhjet, duke bërë kompromis me keqbërësit, por sakrifikoi rendin kushtetues (ia thotë Kolegji Zgjedhor këtë me vendimin e tij sot).

Sot ai duhet të mbrojë demokracinë dhe rendin kushtetues, duke refuzuar kompromisin me keqbërësit.

Kriza duket e komplikuar, por në fakt është shumë e thjeshtë. Në qendër të saj qëndron zyrtarisht Ilir Meta. Pas tij qëndron Sali Berisha.

I pari rri pa gjumë gjithë natën dhe mezi pret të dalë dielli në orën 5 të mëngjesit, për t’i hedh benzinë zjarrit mbi Shqipërinë.

I dyti pret të marrë hak ndaj shqiptarëve që e kanë zbuar dy herë nga zyra, një herë me dru e një herë me 1 milionë vota.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, praktikisht e kanë shkaruar sot Ilir Metën si president të Shqipërisë, duke njohur 30 qershorin si datë zgjedhjesh, njësoj si nuk njohu Sali Berishën president në vitin 1997.

Tani ky vendim duhet të legalizohet nga shqiptarët.

Ne duhet t’u heqim nga duart këtyre dy zjarrvënësve Shqipërinë. Me çdo çmim.

Next Post

Nuk është 30 qershori problemi, halli real nis në 1 korrik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

March 22, 2026
Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

March 22, 2026
Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

March 22, 2026
Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

March 22, 2026
Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 22, 2026
Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

March 22, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 22, 2026
Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

March 22, 2026
Frrok Çupi: Fatos Nano, themelues i epokës post-komuniste, njeri me vizion dhe forcë për të ndërtuar Shqipërinë moderne

22, ditë e Diele

March 22, 2026
Tentoi të vetëmbytej në lumin Buna, forcat e policisë nxjerrin nga uji 59-vjeçaren në gjendje të rëndë

Tentoi të vetëmbytej në lumin Buna, forcat e policisë nxjerrin nga uji 59-vjeçaren në gjendje të rëndë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In