• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Debati duhet orientuar rreth kompetencave të bashkive dhe jo rreth gjeografisë së tyre

by Mero Baze
13/05/2026 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Disa javë më parë, në një bashki të vogël në jug të vendit pashë një protestë banorësh, rreth 20 vetë, para zyrës së bashkisë. U afrova t’i pyes se çfarë kërkonin.

-“Ja ranë këto shirat e mëdha”, thanë, “ka lëvizur rruga, është çarë tubi i ujësjellësit dhe as në fshat nuk shkojmë dot, as ujë nuk kemi, ndërkohë që janë rrëzuar dhe dy shtyllat e dritave.”

Si t’ua shpjegoja atyre që ujësjellësi nuk varet nga bashkia, rruga nuk varet nga bashkia dhe elektriciteti nuk varet nga bashkia. Po t’ua thosha, me siguri do më shanin se do t’u dukesha sikur mbroja kryetarin. I lashë në fatin e tyre duke protestuar.

Por në fakt akoma nuk e kanë zgjidhur atë problem.

Bashkitë janë pa kompetenca reale në terren dhe reforma territoriale duhet të synojë një rikthim të pushtetit vendor në bashki. Kjo sidomos në prag të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ku nuk besoj që mund të jetë e pranueshme që infermieren e fshatit ta emërojë Ministri i Shëndetësisë, ujësjellësin e fshatit ta menaxhojë Ministria e Infrastrukturës, taksat lokale për bizneset e mëdha të jenë qesharake, pasuritë natyrore të një bashkie turistike të jenë mollë e ndaluar për të ardhura për të e kështu me radhë.

Konsultimi “popullor” mbi ndarjen e mundshme të re territoriale, ngjan me një kuti postare ku grumbullohen dëshira aktorësh politikë, kryetarësh në detyrë dhe aspirantësh për bajraktarë lokalë. Situata duket shumë e relaksuar, ngaqë ata që dëgjojnë as kanë ndërmend të bëjnë ato që thonë bashkëbiseduesit dhe as nuk kanë ndonjë plan të vetin se çfarë do bëjnë. Kështu, duke mos e orientuar debatin rreth një projekti konkret të qeverisë apo rreth një projekti kontestues të opozitës, tani debati rreth Reformës Territoriale është një muhabet pazari ku gjithëfarë lloj deliranti apo njeriu me mend është i lirë të flasë për të mos u dëgjuar.

Qeveria nuk ka një version të saj të ndarjes territoriale. Ka rreth katër opsione, të cilat ndonjëherë shkojnë në gjashtë, ndërsa opozita dhe më zi, ka vetëm një opsion: të shtojë akoma numrin e bashkive që të mos duket sikur nuk ka fituar asnjë në zgjedhje.

Që të kemi një debat racional jo vetëm me “popullin” që vjen në takime, por sidomos në Parlament, aty ku do votohet, duhet të vendosim prioritetet për të cilat duhet të ndryshojmë ndarjen territoriale. Nuk më duket se numri i bashkive ka shumë rëndësi në këtë gjendje që janë sot. Duke mos pasur asnjë kompetencë reale në menaxhimin e territorit të tyre, bashkitë e sotme, si t’i lësh 61, si t’i bësh 161, si t’i bësh 21, nuk janë bashki.

Reforma e vërtetë territoriale do të ishte një rreth i ri kompetencash vendore që duhet të shkëputen nga qeveria qendrore dhe të shkojnë pranë të zgjedhurve në bazë.

Vetëm mbi këtë parim pastaj mund të diskutojmë për ndarje të re territoriale. Nëse është e dyshimtë t’u besohen gjithë këto kompetenca disa bashkive të vogla pa burime njerëzore apo pa shumë banorë, atëherë mund të bëhet një kompozim i ri i ndarjes territoriale, bazuar mbi rrethe të përqendruar deri në 20 të tillë, ku kryetari i rrethit të zgjidhet nga populli dhe këshilli i rrethit të jetë një parlament lokal ku të delegohen kompetencat e munguara të pushtetit lokal. Pastaj bashkitë le të funksionojnë siç janë, por brenda një rrethi të caktuar i cili ka fuqi mbi infrastrukturën, ujin, dritat, mjekësinë, burimet natyrore, taksat dhe gjithçka që lidhet me potencialin ekonomik të rrethit.

Nëse palët bien dakord për këtë parim, pra për parimin që kompetencat e menaxhimit vendor i duhen hequr qeverisë qendrore dhe agjencive të varura prej saj dhe i duhen çuar rrethit, pastaj numri i bashkive nuk ka rëndësi. Mund t’i bëni dhe dyfish të këtyre që janë apo dhe mund t’i përgjysmoni, se prapë kot do jenë.

Fuqia reale janë kompetencat dhe jo numri i kryetarëve të bashkive. Dhe ato duhen zbritur në një numër qendrash të menaxhueshme dhe me potencial të burimeve njerëzore që Shqipëria të jetë një vend me pushtet vendor. Kështu siç është, nuk ka as pushtet vendor dhe as kompetenca, por vetëm disa kryetarë që s’kanë asgjë në dorë, përveçse t’i luten 12 muaj me radhë qeverisë për fonde dhe të marrin pjesë në përurime.

Në rast të kundërt, argëtohuni me këto konsultime popullore dhe mbyllini konsultimet duke thënë që nuk do bëjmë asgjë, se nuk është dakord as populli, as qeveria, as opozita që të kemi pushtet vendor. Dhe mos harxhoni lekë për zgjedhje. Emërojini ata kryetarët se kot që kot janë.

Next Post
Më shumë apo më pak bashki? Debati për reformën Territoriale, PS dhe PD me qëndrime të kundërta

Më shumë apo më pak bashki? Debati për reformën Territoriale, PS dhe PD me qëndrime të kundërta

Comments 1

  1. Baca says:
    2 months ago

    Titulli i shkrimit i thote te gjitha, nuk le vend per medyshje. Mero eshte aset, respekte!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Muret e banjave të Bënjës nuk janë antike, investimi ruajti karakterin e zonës

Rama: Muret e banjave të Bënjës nuk janë antike, investimi ruajti karakterin e zonës

June 28, 2026
FOTO / Rrëzohet avioni civil në Francë, humbin jetën 11 persona

FOTO / Rrëzohet avioni civil në Francë, humbin jetën 11 persona

June 28, 2026
82-vjetori i gjenocidit grek, Bido: Çamëria është dhimbja e gjithë shqiptarisë

82-vjetori i gjenocidit grek, Bido: Çamëria është dhimbja e gjithë shqiptarisë

June 28, 2026
34-vjeçari rezulton i zhdukur prej 6 ditësh, dyshohet për ngjarje kriminale

Sherr për pronat mes vëllezërve, përfundon në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës

June 28, 2026
Rrëzohet helikopteri i ‘gjigantit’ të naftës, 14 persona humbin jetën

Rrëzohet helikopteri i ‘gjigantit’ të naftës, 14 persona humbin jetën

June 28, 2026
“Mos e kruaj me popullin”, Rama i përgjigjet të riut: Nuk u thashë shqiptarëve ‘fuck you’

“Mos e kruaj me popullin”, Rama i përgjigjet të riut: Nuk u thashë shqiptarëve ‘fuck you’

June 28, 2026
Çmimet e larta zbrazin privatët në Vlorë, pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

Çmimet e larta zbrazin privatët në Vlorë, pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

June 28, 2026
Irani: Hormuzi nën kontrollin tonë për 30 ditët e ardhshme. Çdo sulm i SHBA do përkeqësojë situatën

Irani: Hormuzi nën kontrollin tonë për 30 ditët e ardhshme. Çdo sulm i SHBA do përkeqësojë situatën

June 28, 2026
“Nuk është parë ndonjëherë”, Berisha: PD respekton dhe mbështet protestën qytetare

“The Albanian Files”/ Reagon Berisha: Rama e trajton vendin si Sulltanat. Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

June 28, 2026
Preferencat për universitetet, maturanët po orientohen drejt degëve që sigurojnë  punësimin

Preferencat për universitetet, maturanët po orientohen drejt degëve që sigurojnë punësimin

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In